TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Qershor 2026, 19:06

“Pastruan zhulin e shoqatës së molotovarëve”/ Rama ftesë të rinjve protestues, si po përpiqet të përçajë revoltën

Shkruar nga Pamfleti
“Pastruan zhulin e shoqatës së molotovarëve”/ Rama
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, përmes një fjalimi të gjatë të mbajtur në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, ka tentuar të përçajë protestën që prej 13 ditësh zhvillohet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ku kërkohet dorëheqja e tij.

Ndërsa e cilësoi protestën e nisur për Zvërnecin si me natyrë politike, Rama ka ftuar ata që kanë si qëllim mbrojtjen e Shqipërisë që t’I bashkohen Partisë Socialiste. Duke vlerësuar qëndrimin e të rinjve në protestën e nisur 13 ditë më parë, Rama tha se ata kanë pastruar “zhulin e shoqatës së molotovarëve.”

“Nëse doni të mbroni vërtet Shqipërinë, mos ngatërroni drejtimin nga i vjen rreziku mjedisit, natyrës dhe Shqipërisë, por bashkojuni me PS-në, që ka nevojë për këdo që nuk bie dakord për çfarë nuk shkon, por që është gati t’i luftojë bashkë me ne gjërat për t’i bërë më mirë.

Me ide, jo me britma, me propozime dhe me të ndenjurat ulur aty në punë, jo veç me video selfie dhe skërmitje, me Shqipërinë në zemër dhe mendjen në punë, jo Shqipërinë në gojë e smirë në zemër dhe hesape në mendje. Jam shumë i qartë që protesta është kthyer me natyrë politike, legjitime për këdo që do të ndryshojë Shqipërinë sipas qasjes së tij.

 Megjithëse në Vlorë e duan projektin dhe kanë hall se po u dëmtohet sezoni, forca të ndryshme hedhin në bulevard gurët dhe fshehin dorën.

Njësoj si opozita këtu hedh kënetën e vet e deri te tabakatë që mbi taka, mbledhin ‘like’ duke ecur me pasqyrë përpara. Partitë e reja që u bënë të vjetra kërkojnë një copë aty në prurjen e re. Për të rejat dhe të rinjtë që besojnë vërtet se po bëjnë revolucion, kam simpati dhe jam i hapur të flasim, por mbetem mirëkuptues nëse nuk duan të flasin.

Një gjë të jashtëzakonshme e kanë bërë, kanë pastruar zhulin e shoqatës së molotovarëve!”, tha Rama.

 

edi rama protesta te rinj

Lini një Përgjigje