TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2024, 12:40

Pazari Rama-Berisha fal hajdutët me kollare, Amnistia Penale kalon të enjten për votim në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
Pazari Rama-Berisha fal hajdutët me kollare, Amnistia Penale kalon të
Pazari Rama-Berisha fal hajdutët me kollare

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën sot deputetët e PS për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Rama pas mbledhjes ka qëndruar disa minuta jashtë ambienteve të Kryesisë së bashku me ministrin Ulsi Manja, e më pas është larguar, duke mos bërë asnjë koment për gazetarët.

Pas mbledhjes së PS, mësohet se ditën e enjte në Kuvend do të kalojë për miratim Amnistia Penale për të burgosurit.

Ky projektligj do të riththehet në Kuvend pas marrëveshjes me Rithemlimin për votimin e ligjeve që kërkojnë 84 vota.

Gjatë mbledhjes së sotme mësohet se Rama iu ka kërkuar deputetëve të intensifikojnë punën në parti. Në fjalën drejtuar deputetëve kryeministri Rama kërkoi që të vijohet puna me Organizatat Socialiste në terren dhe të intensifikohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizatave dhe qytetarët në çdo zonë.

Kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e Parlamentit në normalitet duke theksuar se s’ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme, por vetëm dialog me opozitën.

“S’ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian. Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve”, u shpreh Çuçi.

Kujtojmë se, qeveria u tërhoq nga Amnistia Penale në mungesë të dakordësisë me opozitën herën e parë që tentuan ta votonin në Kuvend.

PS-ja pasi e refuzoi Lulzim Basha, tani ia ka shtrirë dorën e bashkëpunimit grupit të Berishës dhe Bardhit për të marrë 84 votat e nevojshme.

Një përplasje ndodhi pas një amendamenti “të fshehtë” të Plarent Ndrecës për të përfshirë në amnisti edhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Sipas këtij amendamenti ata përfitojnë ulje dënimi deri në 1.5 vite. Bardhi e Basha dolën hapur kundër këtij propozimi dhe kushtëzuan votën e tyre në Parlament.

Basha ishte i pari që deklaroi se me këtë lëvizje mazhoranca po prekte Reformën në Drejtësi.

Sipas tij kjo është skandalze pasi PS kërkon të amnistoi të korruptuarit.

“Është skandaloze që të përdorësh amnistinë penale e cila kryhet për arsye humanitare ndaj një kategorie të dënuarish për vepra të thjeshta që të nxjerrësh nga burgu po të anulosh hetimet për zyrtarët e korruptuar të Edi Ramës. Kjo nuk është asgjë më pak sesa një ndërhyrje tek gjyqësori apo tek reforma në drejtësi”, tha Basha.

Basha njoftoi se deputetët e tij nuk do të paraqiten fare në seancën e votimit të Amnistisë, si për të evituar çdo mundësi për rrjedhje votash, në kushtet kur mazhoranca e vetme nuk e plotëson dot shumicën e cilësuar prej 84 votash, që nevojitet për miratimin e draftit.

Edhe kreu i gupit të PD, Gazment Bardhi ka pohuar fillimisht  se nuk do votojnë amnistinë penale, teka mbetet për tu parë të enjten në Kuvend.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ripërsëriti se amnistia penale nuk do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarë të korruptuar, veprat e të cilëve po hetohen nga Gjykata e Posaçme e Antikorrupsionit.

“Flitet për lëndë e çështje që aktualisht janë në duart prokurorisë ose ende pa u gjykuar nga sistemi i drejtësisë. Nuk ka amnisti penale mbi ndjekje penale për asnjë nga veprat që po hetohen dhe gjykohen në Gjykatën Speciale”, tha ministri.

Nga Amnistia Penale përfitojnë rreth 700 persona të dënuar dhe 2500 të tjerë në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar.

edi rama berisha amnistia penale

Lini një Përgjigje