Politike27 Korrik 2023, 15:32

PD-ja kthehet në ‘cirk’/ Bardhi s’i bindet vendimit të ‘Etikës’, reagon Kryesia: Po shkel Statutin, s’ke tagrin për të mbledhur Këshillin

Shkruar nga Pamfleti

PD-ja kthehet në ‘cirk’/ Bardhi s’i bindet vendimit

Pavarësisht se Komisioni i Etikës në PD shpalli të pavlefshëm Këshillin Kombëtar që Gazment Bardhi mbledh sot në orën 19:00, ka reaguar edhe kryesia e PD.

Në një deklaratë për mediat Kryesia sqaron se mbledhja e këshillit të Bardhit dhe rregullorja e cituar prej tij është sajesë. Më tej kryesi e quan shkelje vendimin e Bardhit për të mos u tërhequr dhe vendim për arsye personale politike.

Më tej në në reagim thuhet se të shtunën më 29 do të mbahen zgjedhjet dhe demokratët do të kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e PD-së.

Ditën e djeshme me datë 26.07.2023 Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në Partinë Demokratike mori në shqyrtim kërkesën e Kryesisë së Partisë për vlerësimin e përputhshmërisë së

Vendimit numër 59, datë 22.07.2023 të Sekretarit të Përgjithshëm me titull “Për thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë”.

Në vendimin e shkurtuar, të publikuar mediatikisht, i cili i është dërguar elektronikisht edhe Sekretarit të Përgjithshëm, Komisioni shprehet se nuk provohet miratimin i kësaj rregulloreje nga

Këshilli Kombëtar duke vendosur edhe shfuqizimin e vendimit të Sekretarit të Përgjithshëm.

Në reagimet e tij pas marrjes dijeni për vendimin e shkurtuar,Sekretari i Përgjithshëm ngre pretendimin se lajmi për miratimin e kësaj rregullore është publik dhe i shpërndarë gjerësisht nga

organet mediatike.

Ky reagim i Sekretarit të Përgjithshëm është një përpjekje për të fshehur të vërtetën e mosekzistencës së rregullores në tërësi dhe pikës 7 të nenit 9 në veçanti. Fakt ështe se nuk ekziston

asnjë akt miratimi i kësaj rregulloreje dhe madje as në draft dokumentin e publikuar në media nuk ekziston asnjë pikë 7 e nenit 9 siç është pretendimi mbi bazën e të cilit është thirrur mbledhja e

Këshillit Kombëtar.

Në këto kushte çdo pretendim i tij për mbledhjen e Këshillit Kombëtar bazuar në këtë pikë të nenit 9 është i sajuar dhe po përdoret nga z Bardhi për arsye personale politike.

Kryerja e veprimeve aktive për organizmin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ana e Sekretarit

të Përgjithshëm, në kundërshtim me vendimin e Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës është shkelje flagrante dhe e hapur e Statutit të Partisë Demokratike.

Partia Demokratike do të vijojë rrugën e saj për riorganizimin dhe ringritjen e strukturave të saj të

çdo niveli. Ky proces është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për rrugëtimin e PD drejt përmbushjes së misionit te saj.

Të shtunën demokratet do të zgjedhin Kryetarin e Partisë Demokratike dhe do të nisin ringritjen dhe riorganizimin e saj", thuhet në deklaratën e Kryesisë së PD-së. 

pd kryesia bardhi