TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2025, 19:42

“Për pak minuta u ndjemë si njerëz të lirë”, Murrizi: Shyqyr u “lirua” Berisha nga rrethimi i servilëve dhe lëpirësve

Shkruar nga Pamfleti

“Për pak minuta u ndjemë si njerëz të

Ish-deputeti Myslim Murrizi mori pjesë në ceremoninë e 34-vjetorit të gazetës së parë demokratike në vend, "Rilindja Demokratike".

Në 34-vjetorin e gazetës së parë demokratike ishte i pranishëm edhe kreu i PD, Sali Berisha. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se vërtetë ‘RD u shpall si organ i PD, por gazeta ishte organ i mendimit të lirë, mendimit intelektual dhe universal’.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale pranë kreut të PD, Murrizi përgëzon Berishën për lirimin e tij ndërsa uron hapjen e gazetës së parë, si media e lirë pas 45 vitesh komunizëm.

Murrizi shkruan se "për pak minuta u ndjemë si njerëz të lirë dhe jo si servilë dhe lëpirës".

“Mbrëmë në 34-vjetorin e daljes së gazetës “Rilindja Demokratike”, gazeta e parë opozitare dalë në datë 5 janar 1991 si media e lirë pas 45 vitesh komunizëm.

Shyqyr që Berisha u “lirua” nga arresti i dytë i rrethimit të servilëve që ndenjtën pak minuta si njerëz të lirë jo si lëpirës e duartrokitës falso.

Kur flet lirshëm dhe pa sforco e nuk rri në tavolinë si “skllav” bën humor dhe muhabet miqësor pa hipokrizi, jo vetëm Berisha por kushdo që vlerëson dhe respekton lirinë qesh me shpirt se para së gjithash jemi njerëz pastaj ofiqet apo postet politike, publike, shtetërore apo administrative janë vrima e fundit e kavallit thonë në Myzeqe”, shkruan Murrizi në Facebook.

“Për pak minuta u ndjemë si njerëz të

Lini një Përgjigje