Kreu i PD, Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet e prekura nga përmbytjet.
Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse nuk do që të dëmshpërblejë mijëra familje të prekura.
“Mijëra familje shqiptare kanë pësuar pasoja shumë të rënda nga përmbytjet. Vetëm në Durrës 4 mijë banesa, biznese dhe objekte të tjera janë dëmtuar. Dëmet janë tepër të mëdha, por nuk është vetëm rasti i Durrësit.
Partia Demokratike kërkon menjëherë shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në këto zona. Ramaduro nëse nuk shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore në qarqet e prekura, e bën vetëm se ligji e detyron t’u përgjigjet një për një dëmeve të krijuara nga fatkeqësia natyrore.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje