Debate mes demokratëve të Kasharit. Kandidati i PD-së për degën numër 13, Arsen Vasili ka deklaruar se nuk është tërhequr nga gara për drejtimin e degës, por është skualifikuar pa arsye.
Vasili u shpreh në Facebook se është skualifikuar nga frika e drejtuesve, të cilët sipas tij donin që ai mos të ishte pjesë e garës.
Vasili theksoi se në një garë duhet të vendosin votat e antarësisë, jo drejtuesit. Në fund, ai tha se askush nuk duhet të këtë frikë nga vullneti i anetarëve në një garë të ndershme dhe se PD vlen më shumë se disa individë.
"Sqarim publik për të gjithë anëtarët e Degës 13 (Kashar)
Duke ju falënderuar për mbështetjen tuaj të pakursyer në të gjithë këto vite rrugëtimi politik, si dhe për besimin tuaj me votë në disa procese brenda partisë.
Dua t’ju bëj me dije se unë nuk jam tërhequr nga gara për drejtimin e degës, por jam skualifikuar pa asnjë arsye.
Frika e disa drejtuesve lart, që vendosin veton për emrin tim që mos të jem në garë, është e turpshme! Në një garë duhet të vendosë vota e anëtarësisë! Askush nuk duhet të ketë frikë nga vullneti i anëtarëve dhe nga një garë e ndershme! Partia Demokratike vlen më shumë se disa individë!"-shkruan Vasili.
Lini një Përgjigje