TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2026, 11:47

Përplasje në Kuvend mes Bidos dhe Muçit, deputeti i Lëvizjes Bashkë: Ardit, të ka shkuar jeta qafë më qafë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje në Kuvend mes Bidos dhe Muçit, deputeti i
Muçi dhe Bido

Protestat që po zhvillohen prej 11 ditësh në vend kanë dominuar edhe debatin në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku nuk munguan përplasjet mes deputetëve.

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, iu drejtua me tone ironike opozitës, duke e akuzuar se nuk reagoi kur protestat nisën më 30 maj.

“Më dhemb teksa shoh parullat që u kujtua sot PD të vendoste, kam vetëm një pyetje: në 30 maj pse nuk folët? Pse heshtët? Pse nuk flisni sot për tregje oligopol që dëmtojnë këtë vend?”, deklaroi Bido nga foltorja e Kuvendit.

Deklarata e tij solli reagimin e menjëhershëm të deputetit të Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, i cili e sulmoi personalisht kolegun socialist, duke e akuzuar për lëvizje të vazhdueshme politike në karrierën e tij.

“Të shkoj jeta qafë më qafë… kështu edhe shokut Bido i ka kaluar karriera politike nga një qafë në një tjetër. Komedia qëndron që zgjodhi të kërcejë në qafën e Ramës tani që atij po i vjen fundi. Shpresoj shumë që për të mirën e Bidos të jetë qafa e fundit e Bidos, se realisht i ka shkuar jeta qafë më qafë”, u shpreh Muçi.

 

Lini një Përgjigje