TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2025, 19:21

Përplasjet e BE me Berishën, futet në mes Rama; kërkon ndjesë për sulmet ndaj Gonzatos dhe sulmon kreun e PD

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet e BE me Berishën, futet në mes Rama; kërkon

Kreu i qeverisë i kërkon ndjesë Komisioneres, për mënyrë fyese sipas tij, që është përdorur ligji për barazinë gjinore për të shtrembëruar perceptimin publik.

Pas qëndrimit të ashpër të komisioneres për Zgjerimin e BE, Marta Kos lidhur me sulmin e Sali Berishës ndaj ambasadorit, Silvio Gonzato, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë i kërkon ndjesë Komisioneres, për mënyrë fyese sipas tij, që është përdorur ligji për barazinë gjinore për të shtrembëruar perceptimin publik.

Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, shkruan Rama, teksa shpërndan qëndrimin e Marta Kos.

Kërkojmë ndjesë për mënyrën fyese se si një ligj shumë fisnik, plotësisht në përputhje me parimet e BE-së për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin, është keqpërdorur për të shtrembëruar perceptimin publik, si dhe për mënyrën se si Ambasadori i BE-së është shfrytëzuar për një qëllim kaq të ulët. Megjithatë, siç themi në shqip, qentë le të lehin, karvani ecën përpara.”-ka shkruar Rama në X.

Ditën e sotme para se të hynte në Kuvend, Sali Berisha sulmoi ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato për projektligjin për barazinë gjinore, ku tha se nuk mund t’i imponojë shoqërisë bindjen e tij personale.

Berisha e akuzoi gjithashtu se ambasadori ka ‘urdhëruar’ që ky projektligj të miratohet në seancë.

Lini një Përgjigje