
Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të jenë bashkë në forumin dy ditor të Sllovenisë në qytezën turistike pranë liqenit të Bledit në fund të muajit.
Por duket që mes kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit nuk ka ndryshuar asgjë dhe marrëdhëniet vijojnë të jenë të ftohta.
“Qëndrimet e mija janë të mijat, të Albinit janë të Albinit. Albini është sovran në të drejtën e tij dhe unë në timen. Nuk ka gjë të re. Kaq! Nuk shoh asnjë problem këtu, nuk shoh asnjë telenovelë. Për mua nuk ka pasur, s’ka dhe nuk ka për të pasur dyshim se kur njerëzit duhet të takohen, duhet të takohen dhe kur duhen ftuar, duhen ftuar. Të tjerat pastaj janë telenovela mediatike”, tha Rama.
Në Slloveni, veç Ramës e Kurtit do të jetë edhe Presidenti serb Vuçiç, kryeministri maqedonas Kovaçevski si dhe Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel. Çështjet e sigurisë dhe anëtarësimi në BE, janë dy nga cështjet kresore.
Lini një Përgjigje