Kur u emërua, Altin Dumani tha: Po lejova favorizime, të më arrestojnë në zyrë. Rasti Ilir Beqja është i tillë...
Afera e pajisjeve kirurgjikale, që sajoi, urdhëroi dhe realizoi ish-ministri Ilir Beqja me 7 vartësit dhe mikun e tij biznesmen Ilir Rrapaj nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare, favorizimit në tender e preventivëve fals, është krim financiar e shtetëror me vlerë 140 milionë Euro.
Por dy prokurorët e SPAK, Edvin Kondili, Ened Nakuçi dhe drejtuesi Altin Dumuni, kanë urdhëruar arrestimin zv/ministrit Klodian Rrjepaj, nëpunësve zbatues të urdhrave e 1 nga 2 biznesmenët përfitues, ndërsa Ilir Beqjen nuk e kanë proceduar penalisht.
Rasti i dosjes së Ilir Beqjes, që është provuar si “koka” e aferës së koncesionit të pajisjeve kirurgjikale dhe nuk po arrestohet, dëshmon se brenda SPAK ka prokurorë që bëjnë pazare e blihen nga qeveritarët hajdutë, duke mos i çuar para drejtësisë.
Por favorizimi dhe paprekshmëria e Ilir Beqjes, na sjell në kujtesë, deklaratën publike, që drejtuesi i SPAK, Altin Dumani bëri para KLP e Ambasadores së SHBA, Yuri Kim, ditën e zgjedhjes me 19 dhjetor 2022.
Pasi u betua se në drejtimin e tij, do bëheshin goditje krimi e korrupsioni në nivelet e larta dhe nuk do tolerohej asnjë, Altin Dumani tha: - Nëse gjatë detyrës, unë do bëjë apo lejojë abuzime e favorizime të kolegëve në dosjet hetimore, le të arrestohem në zyrë për bashkëpunim me krimin.
Heqja e Ilir Beqjes nga dosja e koncesionit të pajisjeve kirurgjikale, mos procedimi penal dhe mos arrestimi i tij, është abuzim, favorizim krimi me vetëdije dhe vepër penale e bërë nga dy prokurorët Kondili e Nakuçi.
Ndërsa për kreun e SPAK, Altin Dumani, përgjegjësia zyrtare e penale, është lejimi i këtij favorizimi që kanë bërë vartësit dhe miratimi i heshtur i tij, në formën e bashkëpunimit për të mos prekur krye hajdutin Ilir Beqja.
Ai nuk mund të hiqet sikur nuk di gjë, jo vetëm pse po reagojnë mediat e krejt shqiptarët që janë vjedhur; por sepse si drejtues i SPAK, ai ka detyrë të verifikojë dhe miratojë, kundërshtojë e rikthejë çdo përfundim hetimi me vendim pushimi çështjesh, arrestimi e mos arrestimi.
Siç miratoi urdhër-arrestin për ish-ministrin Arben Ahmetaj, paçka se kishte provat zyrtare, që ai e ka refuzuar 4 herë dhe deri në fund koncesionin e landfillit të Tiranës.
Altin Dumani i lejoji kolegët dhe heshti, për mos arrestimin e Ilir Beqjes, që ka firmosur 22 akte zyrtare nga nisja e deri te bitisja e aferës së pajisjeve kirurgjikale; madje kanë dalë e po dalin shumë prova të lidhjeve me Ilir Rrapajn dhe paracaktimin e tij për të marrë koncesionin.
Nëse deklarata e Altin Dumanit kur filloi detyrën, është krekosje si “dhëndër i ri”; miratimi i vendimit për mos arrestimin e Ilir Beqjes, sipas Kodit të Procedurës Penale quhet vepër penale “Shpërdorim detyre”, me mos veprim e mbrojtje krimi në bashkëpunim.
A do arrestohet Ilir Beqja? Apo Altin Dumani do t’u kërkojë kolegëve të arrestohet vetë në zyrë, siç u betua kur filloi detyrën?/Pamfleti
Lini një Përgjigje