TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 01:23

Plas konflikti në Kavajë, vëzhguesit e Lapajt përplasen me kandidatin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

Plas konflikti në Kavajë, vëzhguesit e Lapajt përplasen me

Një konflikt i vëzhguesve të Shqipëria Bëhet dhe Partisë Demokratike ka qenë shkak i një sherri në vendnumërimin e bashkisë Kavajë. Raportohet se kandidati i PD-së, Arnold Karriqi, ka kërkuar që në vendet e para të jenë vëzhguesit e PD-së.

Ndërkohë që kryetari i KZAZ-së 43 ka kërkuar që vëzhguesit të dalin nga KZAZ-ja derisa të merret një vendim. Të gjithë vëzhguesit e kanë respektuar vendimin, përveç dy vëzhguesve të Shqipëria Bëhet.

Nga ana e vëzhgueses së Shqipëria Bëhet është quajtur një diskriminim veprimi i Karriqit, duke thënë se partitë e mëdha nuk mund ta kenë këtë privilegj kur gara është e barabartë.

Lini një Përgjigje