Presidenti izraelit Isaac Herzog do të vizitojë sot Shqipërinë dhe Serbinë. Në vendin tonë, Isaac Herzog do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, si edhe presidentin Bajram Begaj.
Deri më tani nuk është parashikuar asnjë prononcim për mediat.
Ndërkohë, në Serbi presidenti izraelit do takohet me homologun Aleksandër Vuçiç.
Zyra e tij tha se udhëtimi synon të forcojë sigurinë, partneritetet strategjike dhe politike gjatë luftës.
Presidenti izraelit do të pritet fillimisht nga presidenti Bajram Begaj. Pas mbërritjes së tij, dy presidentët do të zhvillojnë një takim diplomatik. Më pas, Herzog do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Gjithashtu, njoftohet se presidenti izraelit do të takohet me pasardhës të qytetarëve shqiptarë që kanë punuar për të shpëtuar hebrenjtë gjatë periudhës së Holokaustit.
Mësohet se Herzog do ta mbyllë vizitën e tij me një ceremoni në memorialin e Holokaustit, në përkujtim të shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri, me ftesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, me pjesëmarrjen e komunitetit hebre.
"Vendet, miq të ngushtë të Izraelit, e mbështesin atë pa rezerva në shumë forume ndërkombëtare dhe ruajnë sigurinë dhe bashkëpunimin e gjerë strategjik me Izraelin," tha zyra e Herzog.
Lini një Përgjigje