TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2026, 12:13

Prokurimet burim skandalesh dhe korrupsioni, Rama: Asnjë ministër s'do ketë punë me tenderat, do vendosë “Diella”

Shkruar nga Pamfleti

Në qendër të këtij projekti qeveria ka vendosur “Diellën”, ministren virtuale të prezantuar nga Rama si pjesë e sistemit të ri të administrimit digjital. Sipas kryeministrit, objektivi është që prokurimet publike të kryhen plotësisht në mënyrë elektronike dhe me Inteligjencë Artificiale.

Prokurimet burim skandalesh dhe korrupsioni, Rama: Asnjë ministër
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme teksa ka folur për Kapitullin 5 të integrimit që është “Prokurimi Publik”, tha se vendi ynë është i pari në rajon për prokurimet.

Rama theksoi se brenda këtij mandati, do të krijohet një sistem i ri elektronik që të mundësojë prokurimet publike plotësisht me Inteligjencë Artificiale, ku sigurisht rolin kryesor e ka ministrja virtuale, “Diella”.

“Nëse e vendosim në kontekst pozicionin e vendit tonë në indikatorët kryesorë që përcakton BE për konkurrueshmërinë, po të shohim tabelën, nëse në mesatare kontratat me një ofertues të vetëm janë 32.3% të kontratave në vendet e BE-së, për Shqipërinë ato janë në masën 23.5%. Nëse në listën e vendeve anëtare ka shumë vende që fillojnë nga 57% e zbresin deri në 38%, Shqipëria është midis tyre dhe vendeve si Suedia apo Gjermania. Vendi ynë është mbi këto, me shumë pak pra, 23.5%.

Edhe në numrin e ofertuesve për procedura, që raporti e përcakton si 3.2 ofertues, Shqipëria është me 3.7 ofertues mesatarisht dhe më tutje në Shqipëri, në vitin 2025, numri i prokurimeve publike që janë mbyllur me fitues dhe kanë pasur vetëm një ofertues është 12%, ndërkohë që mesatarja e BE-së është 14%.

Të gjitha këto nuk thonë asgjë më shumë e asgjë më pak se fakti që Shqipëria është në një fazë shumë të avancuar të përparimit në këtë fushë dhe, nga ana tjetër, në pozicionin e saj në tryezën e negociatave me BE”, deklaroi Rama.

Me këtë kalim, Rama tha se procedurat e prokurimit publik nuk do të kryhen më nga ministritë dhe po punohet që të binden edhe bashkitë të bëjnë të njëjtën gjë.

“Operatori i Blerjeve të Përqendruara na ka dhënë mundësinë të bëjmë një tjetër kapërcim të madh, që të mos bëjmë më tendera në ministri. Pra ministritë dhe ministrat nuk kanë më asnjë lidhje me tenderat dhe njëkohësisht një pjesë e madhe e tenderave të spostohen hap pas hapi edhe nga agjencitë kryesore por edhe nga pushteti vendor, sipas zgjedhjes së tyre.

....Pushteti vendor ka autonominë e vet dhe nuk mund t’i imponojmë sesi i bën tenderat, por ka filluar një proces dialogu me operatorin dhe kështu krijojmë një strukturë të superspecializuar për të realizuar procese që janë të komplikuara shumë më tepër se çfarë iu duken atyre që nuk dinë çfarë flasin”, shtoi ai. 

asnjë ministër s\\\'do ketë punë me tenderat

5 Komente

  1. D
    Dona

    Po nuk jane dele te gjithe o zoti Edi..Zoti hajdut me 'kravate arti '

    1. s
      ssss

      Diella apo Djalli qe je ti?

      1. F
        F

        Tenderat i ben vetem Ali Baba.

        1. H
          Hemi

          Hajde mashtrime hajde. Diella e shkrete sdo gje fare ca behet. Rama thjesht e ka bere korrupsionin te pa arrestueshem.

          1. k
            kameramani

            Na beri te urrejme televiorin, kaq shume del ajo fytyra e tij qe pasqyron gjithecka te keqe qe ben ne praktike.

            Lini një Përgjigje