Politike22 Shtator 2023, 13:29

Propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore, Berisha: Ai është pengu i Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore, Berisha: Ai

Berisha ka reaguar pas deklaratës së Gazment Bardhi se është ai Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe jo Flamur Noka, i cili është vendosur nga ish-kryeministri në këtë post.

Berisha u shpreh se realitetet nuk janë njësoj, por theksoi se deri tani me Gazment Bardhin po operohet shumë mirë, është proces në vazhdim, ka dhënë frytet e para pozitive.

“Që realitet nuk janë të dy njësoj dhe ne mbi këto realitete po operohet, deri tani po operohet shumë mirë, është proces në vazhdim, ka dhënë frytet e para pozitive”, tha Berisha gjatë një konference për mediat.

I pyetur nga gazetarët për 6 propozimet e Bashës për Reformën Zgjedhore, Berisha tha se Basha përfaqëson pengun e Ramës.

"Thirreni me emrin e vërtetë, pengu ose brava, nëse keni parë diçka të pakopjuar në ato pika hajde më thoni. Nuk ka asnjë risi tek pengu përveç diktatit që i bëjnë. Ai përfaqëson Ramën, kë përfaqëson ai, pengun e Ramës”, u shpreh ai.

berisha rama bardhi