Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat dënoi qëndrimin e deritanishëm të qeverisë së Kosovës sa i takon tensioneve në Veri. Rama tha se nuk është konsultuar me Albin Kurtin për propozimin e tij për ç'tensionimin e situatës në Veri të Kosovës.
Ai shtoi se Kosova po dënohet ndërkombëtarisht për qëndrimet, ndërsa shtoi se Serbia po bën atë që ka bërë gjithmonë.
"Nuk jam i shqetësuar për atë që shqetësohen të tjerët. Por jam tejet i shqetësuar për tkurrjen e Kosovës, në sytë e aleatëve. Gjë që mund të sjellë pasoja të pallogaritshme në shumë aspekte. Duke nisur nga rritja e trupave në Kosovë. Do të thotë ulje e kapacitetit sovran të Kosovës. Psh. ose humbja e Kosovës në aspektet e një mundësie për të integruar plotësisht veriun në jetën e vetë institucionale duke hapur rrugën që veriu të kalojë në kontrollin e trupave tuaja. Për këto jam shumë i shqetësuar. Kosova ka që në vitin 1999 që nuk ka asnjë kërcënim. është vetëm në mendjen e politikanëve në Kosovë, është mënyrë për të bërë politikë të brendshme duke përdorur hijen e një kërcënimi që nuk ekziston. Këtë e di cilido që e shikon skenën pa interesat elektorale brenda Serbisë apo Kosovës. Për këtë jam i shqetësuar. Jo nuk e kam konsultuar me Albin Kurtin, nuk hyj fare në non gratat. Nuk kanë rëndësi nëse janë apo jo të vërteta përsa kohë nuk janë deklarata publike. Nuk është fati i Albin Kurtit sot në lojë, por i Republikës së Kosovës dhe natyrisht që dua vetëm suksesin e Albin Kurtit dhe Kosovës e asgjë tjetër. Por nuk rri dot më duke parë në kushtet kur ajo që shoh duhet ndarë me të gjithë sepse është një kërcënim shumë i madh. Nuk i vjen Kosovës nga Serbia por reduktimi i marrëdhënieve me aleatët."-Rama ndër të tjera.
Lini një Përgjigje