TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shkurt 2026, 21:36

Protesta e opozitës, reagon PD-ja: Policia sulmoi selinë me gaz lotsjellës, me urdhër të Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e opozitës, reagon PD-ja: Policia sulmoi selinë me gaz

Partia Demokratike denoncoi sot pas protestës së opozitës te Parlamenti, se sulmoi selinë blu dhe xhaminë me gaz lotsjellës, duke ushtruar dhunë dhe lënë të lënduar dhe të plagosur, përveç kaosit të krijuar. 

Me një deklaratë për shtyp nga zyra e selisë së PD, u vunë në dukje sjelljet e paligjshme të uniformave blu, të cilat bëhen përgjegjëse edhe për deklaratat e lëshuara më herët se nuk merrnin përsipër sigurinë gjatë protestës.

“Sasi të mëdha gazi lotsjellës janë hedhur në oborrin, mjediset dhe deri te zyrat e drejtuesve të Partisë Demokratike, forca kryesore e opozitës, pak minuta pas protestës kombëtare të 20 shkurtit, e organizuar në bashkëpunim me një grup intelektualësh të pavarur, nën siglën e Forumit të Dialogut Qytetar, në përkujtim të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha dhe revoltës për skandalet korruptive të qeverisë Rama. Forcat e Policisë kanë sulmuar selinë e forcës kryesore të opozitës pas një proteste paqësore, e disata në dy muajt e fundit, duke sjellë kaos, të lënduar dhe të plagosur”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Sipas PD-së gazi lotsjellës ka ndikuar dhe ndërprerë dhe faljen e besimtarëve myslimanë të cilët janë në ditën e të tretë të muajit të Ramazanit, ndërsa plagosja e protestuesve, sipas saj ishte një akt i paralajmëruar nga policia.

“Raportohen disa të plagosur në anën e protestuesve, një akt i paralajmëruar nga deklarata e policisë sot, e cila shmangu përgjegjësinë duke thënë se nuk e garantonte protestën e sotme, duke shpërfillur kështu një prerogativë kushtetuese  Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e përdorur nga narkopolicia, plagosjet me plumba gome, përdorimin e gazit lotsjellës dhe mosrepektimin e së drejtës kushtetuese për protestë. Partia Demokratike mban përgjegjës direkt drejtorin e Policisë të lidhur me bandat kriminale, ministren e Brendshme dhe Kryeministrin Rama, urdhri i të cilit qëndron pas kësaj dhune të pashembullt policore dhe politike”, përfundon deklarata.

pd policia

Lini një Përgjigje