Një protestues është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Incidenti ka ndodhur në hyrje të Kalasë së Tiranës, në një moment kur forcat e policisë po përdornin gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Sipas raportimeve nga terreni, i riu është gjetur në gjendje të rëndë dhe ka pasur nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se në zonë nuk ka pasur ambulancë në dispozicion.
“Po pres makinën time për ta dërguar në spital,” është shprehur ai, duke pretenduar mungesë të shërbimit të urgjencës në vendngjarje.
Lini një Përgjigje