TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2025, 17:22

Protesta e PD, Luan Baçi: Sot dita e opozitës, tregojmë fuqinë

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e PD, Luan Baçi: Sot dita e opozitës, tregojmë

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka deklaruar se protesta e sotme e opozitës para Kryeministrisë nuk do të jetë e fundit.

Në një prononcim për News24, Baçi theksoi se opozita do të vazhdojë qëndresën e saj, pavarësisht sfidave dhe angazhimeve të deputetëve jashtë vendit.

“Sot është dita e opozitës. Nuk do të ketë vend në bulevard sepse opozita ka dalë në shesh. Kjo nuk është protesta e fundit, duke parë edhe vështirësitë e kohëve të fundit, me deputetë që janë në diasporë duke zhvilluar takime,” tha Baçi.

Sipas tij, protesta e sotme është një tregues i fuqisë së opozitës dhe një mesazh i qartë se shumica reale është në shesh, ndërsa minoranca ndodhet në institucionet shtetërore.

Lini një Përgjigje