
Edi Rama ka vendosur ta festojë ndryshe “datëlindjen” e Partisë Socialiste. 32 vite më parë u themelua PS, ndërkohë që po mbahet një aktivitet në Pallatin e Kongreseve.
Kryeministri Rama është i vetmi që do të flasë dhe ai në fjalën e tij nuk kurseu sulmet dhe akuzat ndaj Metës dhe Berishës. Ai e nisi fjalën me zgjedhjet e 14 majit, teksa u shpreh se Meta e Berisha kanë hallin e drejtësisë dhe të SHBA.
"Sot festojmë me fitoren me spektakolare kur na dhanë mandatin për të qeverisur në 54 bashki dhe për tu kujdesur për 95 % të banorëve të Shqipërisë. Sado ta përsëris fjalën Faleminderit nuk do të jetë kurrë mjaft për mbështetjen dhe energjinë që na dhanë nga Kukësi në Sarandë, Kamzë në Dibër. Nga Shkodra demokratike tek Vlora Socialiste. ...Të djathtët braktisën koalicionin e hijeve të së shkuarës", tha Rama.
Lini një Përgjigje