
Erion Veliaj është rikonfirmuar kryebashkiak i Tiranës dhe ditën e sotme ai ka mbajtur një fjalim falenderues për secilin që ka kontriubuuar në fitoren e tij.
Ndër njerëzit që falenderoi, ishin dhe patronazhistët bashkë me aktivstët, për të cilët tha se ishin formula e fitores.
“Dua të falenderoj nga zemra skuadrën tonë të PS, skuadrën fituese. Ne nuk kemi fituar vetëm bashkinë e madhe të Tiranës, por në të 27 njësitë. Në të gjitha njësitë jemi mbi 50% për të qenë forca vendimtare, forca zhvilluese dhe forca që e çon jo vetëm Tiranën e madhe por çdo njësi, vetëm përpara.
Sot falenderoj skuadrën e patronazhistëve, që sigurohen që ne dimë hallet e çdo dere, çdo adrese, çdo rrugicë. Siç tha dhe kryeministri, vetë aftësia për të pasur në nivel kapilar vesh për të dëgjuar, sy për të parë, mendje për të zgjidhur problematike, mendje për të rrahur nevojat e komunitetit, këto janë formulat e fitores tonë. Për herë të parë kemi futur konceptin e aktivitetit, që bëri secilin prej nesh një aktivist digjital”, tha Veliaj.
Më tej, kryebashkiaku i Tiranës i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë rivalëve të tjerë që garuan për Bashkinë e kryeqytetit.
Në fjalimin e fitores nga oborri i selisë rozë, Veliaj kërkoi nga Belind Këlliçi dhe të gjithë kandidatët e tjerë që të bashkëpunojnë për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Veliaj ka deklaruar gjithashtu se është një dëshirë e PS për të sjellë një traditë të re ku sipas tij kënga e Ilirit dhe Saliut për këshillat bashkiakë nuk vazhdon më.
“Dua që të përdor këtë mundësi t’i shtrij dorën e bashkëpunimit të gjithë atyre që kandiduan për Bashkinë e Tiranës, dua t’i shtrij dorën e bashkëpunimit Belindit, Arlindit, Rolandit, dua t’i shtrij dorën e bashkëpunimit Markos, Lajlës. Ne nuk jemi armiq, jemi gdhirë në të njëjtin qytet. Kalojmë në të njëjtat rrugë, do të kemi të njëjtat probleme.
Shpresoj shumë që ta pranojnë këtë ofertë, që të bashkëpunojmë, mos të hyjmë në një Këshill Bashkiak ku vazhdon avazi i vjetër i përçarjes dhe i ndasisë. Ne nuk kemi nevojë për të tjerë në Këshill Bashkiak, por kemi dëshirë që të bashkëpunojmë me të tjerë në Këshill Bashkiak. Falë mbështetjes së jashtëzakoshme që na kanë dhënë qytetarët duke votuar logon e PS për Këshillin Bashkiak, ne sot kemi dhe një shumicë vendimtare në Këshillin Bashkiak. Një shumicë që na lejon që të këtë vizion, këto premtime, këto projekte të vazhdojmë t’i çojmë përpara. Ne nuk kemi nevojë në sensin e numrave për vota të tjera në Këshillin Bashkiak, por kemi një dëshirë shumë të madhe që të bëjmë një fillim të ri, të kemi një traditë të re ku nuk vazhdon më kënga e Ilirit dhe Saliut, tani e përkthyer në Këshillin Bashkiak”, tha Erion Veliaj.
Lini një Përgjigje