TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2023, 18:09

Dështimi në zgjedhje dhe refuzimi i dorëheqjes, Mërtiri: Berisha po e përdor PD-në si gomone shpëtimi

Shkruar nga Pamfleti

Dështimi në zgjedhje dhe refuzimi i dorëheqjes, Mërtiri:

Analisti Ergus Mërtiri, duke komentuar situatën politike në vend pas zgjedhjeve lokale, tha se ish-kryeministri Berisha nuk e njeh humbjen pasi nuk i intereson që të mundë Edi Ramën, por kërkon të shpëtojë veten.

Në një intervistë për “ABC News” analistit, tha se Berisha po e përdor PD-në si një ‘gomone’ për të kaluar barrierat e vendosura nga SHBA.

Berisha nuk ka njohur dorëheqje edhe kur ishte në kushte normale. Të gjitha zgjedhjet që ka humbur ka thënë se i kanë vjedhur. Ajo që mendoj në këtë rast është fakti që Berisha s’e ka njohur dorëheqjen si institucion. Kur ka qenë jo në kushtet që ndodhet sot, ka thënë se vjedhjet i kanë vjedhur.

Nuk ka pohuar kurrë i kam humbur. Kur i fiton, thotë i fitova dhe kur i humb thotë i vodhën. Qëllimi i tij nuk është për të mundur Ramën por për të mbijetuar në politikë. Berisha kërkon të qëndrojë në politikë. Nuk i intereson PD si një anije për të shpëtuar PD por ta përdorë si një gomone për të kaluar lumin që i kanë vënë përpara si barrierë amerikanët.

Do të gjejë alibira nga më të ndryshme për të thënë se revolucioni vazhdon. Kjo lloj farce do të kthehet në një komedi. Berisha nuk tërhiqet. Ai sigurisht nuk mund të bëjë dot ndryshe. Mendoj se PD duhet ta kishte kuptuar me kohë se kjo rrugë që po e çon Berisha këtë parti është e rrezikshme sepse po e lë vendin pa opozitë. Berisha po e lë Ramën në pushtet. Po pengon që opozita të normalizohet. Politika shqiptare ka një problem që quhet Sali Berisha. Ky po pengon që politika të ketë opozitë”, tha Mertiri.

mërtiri zgjedhjet berisha

Lini një Përgjigje