Gjykata e Apelit në Tiranë la dje në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.
PS-ja e do në burg deputetitn e PD, Ervin Salianji.
Është kjo përgjigja indirekte që Kuvendi i udhëhequr nga Elisa Spiropali i ka dhënë grupit Parlamentar të PD i cili kërkoi sot mbledhje urgjente të Këshillit të Mandateve pas vendimit të Apelit për të lënë dënimin me burg për deputetin Ervin Salianji.
Kuvendi thekson se nuk ka arsye për t’u mbledhur Këshilli pasi për rastrin në fjalë Kushtetuta e ka të parashikuar si veprohet me vendimet e formës së prerë.
Do të ketë thjesht një njoftim në seancën e së hënës nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali.
“Kryetarja e Kuvendit do të zbatojë drejtpërdrejt Nenin 21, pika 2, dh. Pasi të marrë shkresën nga Prokuroria, e cila s’ka ardhur ende”, thanë burimet.
Përmes një letre zyrtare drejtuar kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, grupi i PD kërkoi që të mblidhet Këshilli “për të rivendosur autoritetin e Kuvendit të Shqipërisë, frenimin e akteve politike ndaj deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, dhe rikthimin e kushtetutshmërisë”, duke e cilësuar dënimin e Salianjit si një”hakmarrje politike”.
Gjykata e Apelit në Tiranë la dje në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji.
Ai u gjet fajtor edhe nga treshja në Shkallë të Dytë për kallëzim të rremë në bashkëpunim ne lidhje me çështjen e njohur si dosja “Babale”.
Dënimet mbetën në fuqi edhe për gazetarin Jetmir Olldashi, i cili u detyrua të kryente 100 orë punë në interes publik, si dhe për Albert Veliun e Fredi Alizotin.
Të tre, sipas Prokurorisë së Tiranës kanë sajuar një audio-përgjim për të përfshirë vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në trafikun e kanabisit nga Vlora në Itali.
Deputeti Salianji e konsideroi veten të dënuarin e parë politik pas 3 dekadash, me prova të fabrikuara.
“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik dhe do ta bëj në çdo formë dhe mënyrë, sido që të jetë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, jam i dënuari i parë politik pas 30 vitesh do ta bëj nga burgu”, tha Salianji.
Salianji paralajmëroi se edhe duke qenë në qeli do t’u përgjigjet të gjithë atyre që sipas tij janë përfshirë në vendimin e marre nga gjykata.
“Do ta bëj këtë betejë. Ky është akti i parë. Në të ardhmen do të keni shumë procese të tjera, procese “mamale” tani jo “babale” dhe ta shohin si do të shkojë historia në të ardhmen”, tha Salianji.
Vendimi i Apelit dhënë këtë të enjte është i formës së prerë dhe në bazë nenit 71, pika 2, germa Dh e Kushtetutës, kur deputeti dënohet në këtë forme, ai humbet mandatin./ Pamfleti
Lini një Përgjigje