TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Mars 2023, 18:39

PS kandidon këshilltar për bashkinë e Durrësit biznesmenin që vodhi 3 milionë Euro të Ujësjellësit Bulqizë

Shkruar nga Pamfleti
PS kandidon këshilltar për bashkinë e Durrësit biznesmenin
Munir Konesha

Në PS Durrës, thuhet se ky biznesmen që zhvati fondet e Ujësjellësit të Bulqizës me letra false, është kandiduar me ultimatum të Ilir Beqjas; ndërsa në disa raporte të Drejtorisë së Policisë e SHISH në Dibër, thuhet se Munir Konesha bashkë me Bukurosh Koçin, fshehin aksione të  Ilir Beqjes në 7 miniera dhe në Fabrikën e Pasurimit të Kromit- Bulqizë 

Ndërkohë që 2 ditë para dorëzimit të listave të kandidatëve për kryetar e këshilltarë të bashkive, Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, u bëri thirrje drejtuesve të partive të mos kandidojnë individë të skeduar nga drejtësia, kryetari i PS, Edi Rama vazhdon e fut në lista tipa të tillë.

Të pestin në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiakë të Durrësit, PS ka vendosur dibranin Munir Konesha, biznesmen i bërë publik ditët e fundit, nga arrestimet e SPAK në Bulqizë për vjedhjen me tenderin 3 milionë Euro të ujësjellësit.

PS kandidon këshilltar për bashkinë e Durrësit biznesmenin

Kandidati i socialistëve, dibrani i bërë durrsak javën e fundit sipas Kodit Zgjedhor, është pronari i kompanisë “2 AF Albania Group Sh.p.k”, që është në hetim, mbasi SPAK zbuloi se ky ka dirigjuar aferën korruptive të tenderit 3 milionë Euro për Ujësjellësin e Bulqizës.

Por krye socialisti Edi Rama e kandidoi Munir Koneshën, megjithëse e di, që deri tani SPAK i ka prangosur të birin bashkë me krye bashkiakun e Bulqizës dhe e ka nën hetim kandidatin pronar të firmës, për falsifikim preventivi, punime pa nën kontraktim dhe mashtrim në zbatimin e projektit.

Referuar kallëzimeve të mëparshme që ka SPAK, rezulton se kandidati Munir Konesha, ka probleme penale me licencat e kromit, me faturat e TVSH, me shit-blerje fiktive aksionesh në biznese energjie e mineralesh dhe evazion fiskal e doganor, kryer me Bukurosh Koçin, ortak ilegal i Ilir Beqjes.

Në PS Durrës, thuhet se ky biznesmen që zhvati fondet e Ujësjellësit të Bulqizës me letra false, është kandiduar me ultimatum të Ilir Beqjes.

Ndërsa në disa raporte të Drejtorisë së Policisë e SHISH në Dibër, thuhet se Munir Konesha bashkë me Bukurosh Koçin, fshehin aksione të Ilir Beqjes në 7 miniera dhe në Fabrikën e Pasurimit të Kromit- Bulqizë./Pamfleti  

ujësjellësi i bulqizës munir konesha bashkia durrës këshilltar

Lini një Përgjigje