Partia Socialiste ka bërë ndryshime të reja lidhur me drejtuesit e fushatës nëpër qarqe me afrimin e zgjedhjeve parlamentare .
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nuk do të jetë me drejtues politik për qarkun e Dibrës, por do të zhvendoset ne kryeqytet, konkretisht në zonën e Kombinatit, ku ka shërbyer edhe më parë.
Gonxhja publikoi foto në rrjete sociale nga një aktivitet partiak në njësinë Nr.6 të Tiranës siç njihet ndryshe si zona e Kombinatit, ku bëri me dije për angazhimin e ri politik.
Vetë Rama teksa shpërndau 'kalamelet' elektorale në Kuvend këtë javë, tha me bindje se vota e shqiptarëve në Maj 2025 do shkojë për Partinë Socialiste.
“Shqipëria që ne duam po bëhet, ne po e ngjisim në majën e 2030-ës, aty ku gjendet oborri i familjes së bashkuar europiane dhe ku flamuri ynë do rreshtohet krah për krah flamujve të botës. Shqipëria që duam nuk është më një realitet i ëndërruar, por realitet i prekshëm me sy dhe punë me të vetmen forcë qeverisëse që quhet Partia Socialiste e Shqipërisë! PS-ja ka një vyrtyt, gjithmonë e më të fortë dëgjon, duron, lufton dhe në momentin e duhur ua kthen të tëra ashtu siç i meritojnë. Buxheti i parë në këtë sallë ishte pasqyra e një trashëgimie të errët. Buxheti i ri është pasqyra e një dekade arritjesh domethënëse, por edhe dritarja ku shihet rruga drejt destinaconit historik e për këtë shqiptarët, se ua kam thënë gjithmonë, mblidheni mendjen, se më keq do dilni herën tjetër…Pranverën e ardhshme do japin me vendimin e tyre një gjykim që do jetë më i miri historik për PS-në dhe më i merituari për këto mbeturina të një kohe që nuk do të kthehet më kurrë!”
Lini një Përgjigje