TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2026, 17:19

"Qeveria mban pezull Paqen Fiskale", Tabaku: 2 mld euro gjoba, “lak në fyt” për bizneset!

Shkruar nga Pamfleti
"Qeveria mban pezull Paqen Fiskale", Tabaku: 2 mld euro gjoba,
Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se administrata tatimore po përdoret për presion ndaj bizneseve, ndërsa akuzoi qeverinë se ka lënë pa zbatim Paqen Fiskale për shkak të mungesës së akteve nënligjore.

Tabaku kundërshtoi nismën për Paqen Fiskale dhe procesin e pagesës së gjobave. Ajo tha se mbi 2 miliardë euro gjoba dhe kamatëvonesa mbeten të papaguara dhe rëndojnë mbi sipërmarrjet.

Sipas saj, qeveria miraton iniciativa si rivlerësimi i pasurive dhe amnistia fiskale, por nuk nxjerr aktet nënligjore që përcaktojnë zbatimin konkret. Ajo theksoi se rivlerësimi është miratuar, por mungojnë rregullat për aplikimin në praktikë. E njëjta situatë, sipas saj, paraqitet edhe me Paqen Fiskale.

Tabaku shtoi në "Kjo Javë" se një pjesë e konsiderueshme e bizneseve janë përballur me vështirësi serioze financiare dhe se pritja për sqarime mbi zbatimin e ligjit krijon pasiguri në treg.

“E kam kundërshtuar Paqen Fiskale dhe pagimin e gjobave, kjo pasi Tatimet janë përdorur si armë ndaj bizneseve, për presion ndaj bizneseve, kur sot janë mbi 2 mld euro gjoba dhe kamat vonese që qëndrojnë si lak në fytin e bizneseve. Shqetësimi im lidhet me rivlerësimin e pasurive dhe amnistisë, kjo pasi qeveria shqiptare miraton një iniciativë edhe e lë në ajër pa zbatuar aktet nënligjore.
Rivlerësimi është miratuar dhe nuk janë aktet nënligjore për t’i zbatuar. Njëjtë edhe me Paqen Fiskale. Kanë miratuar Paqe, pasi detyruan 60 përqind të 200 mijë bizneseve të falimentojnë, dhe tani detyrohen bizneset të presin çdo të ndodhë. Kjo krijon presion dhe ngërç.
Self Care ka 2 muaj që nuk funksionon. Profesionistët e lirë nuk gjenerojnë dot një faturë. Institucion që pëveç interesave që janë atje dhe nuk e lënë biznesin të lirë është përdorur edhe për presione”, tha ajo.

 

 

jorida tabaku

1 Komente

  1. K
    Katerina naci

    Po kemi biznes kam 10 vjet me gjobe 3milion per duhanin

    Lini një Përgjigje