
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka nisur fjalimin e tij më “Foltore 2” me një falenderim, duke e cilësuar si një nderim për demokratët dhe sakrificën e tyre, emërimin e tij si zëvendës President i CDI.
Berisha u shpreh se sot kthehet nga Brazili dhe kanë mbështetës në mbarë botën në luftën kundër të keqes, qeverisë. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që “kjo betejë të vijojë”.
“Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, kemi mbështetje nga njerëzit që duan lirinë në mbarë botën. Ai nderim që më bëri internacionalja demokrate e qendrës duke me zgjedhur në postin e lartë të zv. Presidentit, është nderim për sakrificat tuaja, qëndresën tuaj”, tha ai.
Berisha theksoi se vendi ka qeverinë më të korruptuar dhe më anti-shqiptare. Ai shtoi se kjo qeveri me në krye Edi Ramën, do të mbahet mend si qeveria më hajdute që ka pasur ndonjëherë kombi shqiptar.
Lini një Përgjigje