TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2025, 18:42

"Qeveria po grabit shqiptarët", Bylykbashi: SPAK mbron Ramën në aferat korruptive

Shkruar nga Pamfleti

"Qeveria po grabit shqiptarët", Bylykbashi: SPAK mbron Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi në fjalimin e tij në foltoren e vendosur para selisë së Kryeministrisë, tha se qeveria po vjedh shqiptarët.

Ai akuzon SPAK se ka hyrë në lojën e Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun.

Bylykbashi i ka bërë thirrje çdo qytetari t’i bashkohet protestës dhe të reagojnë për vjedhjen deri në zhdukjen totale të kësaj qeverie.

“Mesazhet që po vijnë për këtë klikë janë gjithnjë e më të forta. Ditët e kësaj klike janë gjithnjë e më të shkurtra.

Kjo klikë e Edi Ramës prodhoi 11 majin. 11 maji është gjeneza e kësaj qeverisjeje që sot po tregon në sytë e gjithë botës si po i grabit shqiptarët jo me pak por qindra miliona.

Tumori i korrupsionit të Edi Ramës nuk ka më nevojë as për skaner as radiografi. E shohin të gjithë me sy si po kalbëzon kjo qeverisje.

E ka kapërcyer edhe korrupsionin si nivel. I rrinë ngushtë nenet e Kodit Penal, Ramës dhe Belinda Ballukut e eskortës që vjen nga pas. Këta kanë hequr kapuçin e po i vjedhin sy më sy shqiptarët.

SPAk ka hyrë në lojën e Ramës për të ruajtur Belinda Ballukun”, tha mes të tjerash Bylykbashi.

 

 

2 Komente

  1. E
    Ethem Lalaj

    Ky..Nyluku me urdhër të non gratës shkarkoi Gjeneralin Qiriazi për kl.partizani për dhëndrrin Malltezi me 19 kulla 18-20 kate dhe mandej 60 banesa në Shqipëri dhe Europë.Turpi i mbuloftë. Kriminelët..

    1. F
      Feti Dema

      Bylykbash ! Ke qënë shef kabineti i Kryeministrit Berisha në masakrën e 21 Janar 2011. Ik shpjegou në SPAK. Shpjegou në SPAK për allishverishet me pasuritë e shqiptarëve. Juristët e plepave e kanë një justifikim. "Nuk na i dhanë zanatin profesorat e P.P. Kurse kundër analfabetizmit kryem". Ti je 'lavrak' .PS. Peshku lavrak nuk bie kollaj në grep.

      Lini një Përgjigje