TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shkurt 2024, 10:20

Rama flet për "RAI3" nga Tirana: Nga marrëveshja me Italinë, Shqipëria nuk përfiton asgjë

Shkruar nga Pamfleti
Rama flet për "RAI3" nga Tirana: Nga marrëveshja me
Edi Rama

Nga tapeti i kuq i Pallatit të Kongreseve ku po qëndronte në këmbë për të pritur mysafirët e Tiranës që dpo të jenë pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Edi Rama ka komentuar marrëveshjen me Italinë për emigrantët e paligjshëm që do të mbërrijnë në Shqipëri.

Në një intervistë për televizionin shtetëror italian “RAI 3” Rama bëri me dije dhe përfitimet e Shqipërisë në këtë ndihmë që po i jep Italisë. “Shqipëria nuk përfiton asgjë nga kjo marrëveshje”, theksoi Rama.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 22 shkurt 2024 marrëveshjen Shqipëri-Itali për të emigrantët me 77 vota pro nga 140 deputetë. 

Protokolli i cili parashikon pritjen e emigrantëve afrikanë në portin e Shëngjinit dhe akomodimin në një kamp në Gjadër të Lezhës, mori dhe 3 kartonë jeshilë të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, parti në opozitë.

Vetë kryeministri Edi Rama i cili firmosi protokollin me kryeministren e Italisë, Giorgia Melona më 6 nëntor 2023 në Romë, nuk ishte i pranishëm në seancë.

As kryetari i PD-së, Lulzim Basha me grupin e tij të deputetët e PD-së nuk ishin të pranishëm, në seancë. Mungesën e tyre e paralajmëruan dje me faktin se refuzonin të jepnin votën për aministinë penale e cila ishte parashikuar edhe ajo në rendin e sotëm të seancë plenare.    

Ndërkohë, deputetët e Rithemelimit vijuan skenarin e zhurmueseve dhe pankarta dhe nuk morën pjesë në votim.  Deputeti Gazment Bardhi në përfundim të seancës plenare e quajti 'ligji i turpshëm i sjelljes së emigrantëve në Shqipëri.

marrëveshja me italinë rama

Lini një Përgjigje