TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2025, 11:20

Rama në krah të Von der Leyen: U rikthye në Tiranë e palëkundur për të mbështetur Shqipërinë në BE

Shkruar nga Pamfleti

Rama në krah të Von der Leyen: U rikthye në Tiranë e

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar të gjithë partnerët e Komisionit Europian për vijimin e punimeve me grupin negociator shqiptar për anëtarësimin e vendit në BE.

Rama falenderoi presidente e KE, duke u shprehur se Von der Leyen u rikthye e palëkundur në mbështetjen e procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

“Prekëm rezistencën e Ukrainës ndaj agresionit rus. Do të vazhdojmë të mbështesim pa rezervë Ukrainën. Pasi aty përveç të tjerash zhvillohet një përplasje mes një mënyra të të parit të botës, dhe bashkëjetesës, njëra si pjesë e BE dhe tjetra që i kërcënon parimet e demokracisë. Falënderoj BE, jo për protokoll apo formalitet.

Por për faktin se puna që po bëjmë për të çuar para proceset e brendshme të lidhura me reformat, apo kapitujt dhe negociatat, s’do të ishte e suksesshme pa mbështetjen e vazhdueshme të komisionit dhe partnerëve brenda komisionit që nderveprojnë çdo ditë me ekipin tonë. Falënderoj presidenten që jo vetëm kthehet në rajon dhe Shqipëri, por rikthehet e palëkundur për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së", tha Rama.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje