Politike20 Shtator 2023, 15:23

Rama-Nikolla i bëjnë “puçin” Bashës/ Flutura Açka braktis Konferencën e Kryetarëve, njihet Bardhi kryetar grupi i PD

Shkruar nga Pamfleti
Rama-Nikolla i bëjnë “puçin” Bashës/ Flutura
Bardhi-Açka

Kuvendi i ka bërë “puçin” Lulzim Bashës. Ndonëse ky i fundit mblodhi organet e partisë duke shpallur veten kryetar të PD dhe kryetar grupi, Kuvendi nuk i njeh këto ndryshime.

Sot ka ndodhur një përplasje në Konferencën e Kryetarëve, pasi në mbledhje kanë shkuar si Flutura Açka ashtu dhe Gazment Bardhi, të dy si kryetarë grupi të PD. Por Kuvendi mësohet se ka lejuar Bardhin të futet në mbledhje duke mos e njohur Flutura Açkën. Ajo ishte e ftuar në këtë mbledhje si kryetare e komisionit të medias, por nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë pozicion dhe ka braktisur takimin.

Në dy seancat e mbajtura nga Kuvendi, ka pasur debate pasi Basha njoftoi kryetaren e Kuvendit se kryetare grupi është Flutura Açka. Në momentin që Nikolla njoftoi kërkesën, pati debate dhe kryetarja u tërhoq. Por duket se diçka ka ndryshuar në prapaskenë. Sot Kuvendi njoftoi Bardhin me e-mail për mbledhjen duke i bërë në këtë mënyrë “puçin” Bashës.

Pak ditë më parë “Pamfleti” shkruajti se Kuvendi ndodhet para një sërë çështjesh dhe kanë nisur pazare. I pari është Avokati i Popullit. Grupi i Bardhit ka shfaqur interes për negociata me mazhorancën, ndërsa Basha jo. Ndërkohë vetë grupi i Bashës ka premtuar se do votojë rritjen e pagave për anëtarët e Kushtetues.

Në lojë është dhe reforma zgjedhore. Bardhi ka larguar Alibeajn nga komisioni i posaçëm dhe ka propozuar Bylykbashin. Pra ka nisur një lojë pazaresh dhe duket se tani mazhoranca po luan duke shkuar atje ku ka interesin. /Pamfleti

 

flutura acka bardhi pd