TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Shtator 2023, 12:14

Meta mohon aleancën me Lulzim Bashën: Ai bashkëpunon me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Meta mohon aleancën me Lulzim Bashën: Ai bashkëpunon me

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar sot se nuk ka asnjë mundësi bashkëpunimi me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Bashën, pasi ky i fundit bashkëpunon me Edi Ramën.

“Besoj se kriter për bashkëpunim brenda gjithë opozitës pa asnjë diskutim që këtë e ka secili në dorë dhe duke gjetur veten e tij në raport me Ramën”, tha Meta.

Sakaq, për ngritjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, Meta tha se problemi kryesor është kapja e shtetit dhe institucioneve dhe se opozita duhet të unifikojë propozimet në mënyrë që të sigurohen zgjedhje të lira.

“Këto propozime ne do ti bëjmë në çdo tryezë që do jemi. Jemi të hapur për çdo përmirësim që e bën kodin zgjedhor më transparente. Problemi kryesor është kapja e shtetit dhe institucioneve, edhe atyre zgjedhore. Opozita duhet të unifikojë propozimet e saj, pas asnjë diskutim që prioritet duhet të jetë çkapja e shtetit”, tha ai.

basha meta bashkepunim

Lini një Përgjigje