TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Korrik 2023, 14:29

“Rama nuk lejon zgjedhje të lira”, Berisha vijon avazin: Të ngrihemi në protesta për largimin e qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

“Rama nuk lejon zgjedhje të lira”, Berisha vijon avazin:

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se opozita asnjëherë nuk largohet nga përgjegjësia, por duhet të rikthejë votën e lirë në Shqipëri.

Në një komunikim të zhvilluar me gazetarët, Berisha ka bërë thirrje për protesta ndërsa tha se kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama. 

Ai tha se Rama shpërndau zarfe me para për pensionistët. Më tej, ish kryeministri u shpreh se opozita nuk e ndalon dot qeverinë të shpallë rritjen e rrogave në mes të fushatës elektorale. 

“Nuk duhet të bëhemi iluzivë, një qeveri që i lejon vetes krijimin e makinerisë së blerjes së votës, të frikës dhe të terrorit një qeveri që shkel çdo parim të kodit zgjedhor, shkel çdo parim. Kjo qeveri nuk dorëzon pushtetin sepse kjo qeveri nuk lë ligj pa thyer për të qëndruar në pushtet. Sot me qindra mijëra shqiptarë presin që opozita duhet t’i japë zgjidhje kësaj, e vërteta është se në këtë infrastrukturë antiligjore të rrënimit të procesit zgjedhor, asnjë opozitë nuk i ka dhënë dot përgjigje me votë. Atëherë synohet të ndërgjegjësojë të gjithë ata që besojnë se duhet të qëndrojë për votën e lirë. Shqiptarët e dinë që zgjedhjet po vidhen, ata që njohin mirë procesin nuk mund të fajësojnë opozitën, ai që fajëson me qëllim ai firmos licencën që qeveria të vjedhë zgjedhjet.

Opozita nuk mund të bëhet përgjegjëse për një qeveri që nuk respekton asnjë rregull. Të gjithë biem dakord se zgjedhjet janë vjedhur, por mjerisht dhe në mënyrë të padobishme besohet se opozita ka përgjegjësi për këtë. Opozita ka përgjegjësi nëse do të heshte apo nuk do të argumentonte me fakte gjithçka që ndodh. Opozita ka përgjegjësi nëse nuk ngre shqiptarët në një betejë vendimtare për votën e lirë. Nuk mund të ndalojmë ne në Këshillin e Ministrave për të vendosur të shpërndajë zarf për pensionistët. Opozita nuk ndalon dot qeverinë të shpallë rritjen ne rrogave në mes të fushatës elektorale. Çfarëdo që të bëjë opozita nuk ndalon dot zyrat e errëta. Nëse ju më keni ndjekur sigurisht, në të gjithë këtë dramë shqiptare, s’them se opozita nuk ka përgjegjësi, por nëse e vendosi monizmin Rama, e vendosi me Lulzim Bashën. Po e përdor si limon të shtrydhur, si vegël të shpifur. Rama realizoi gjithçka përmes pengmarrjes së Bashës, dhe unë do ju them këtu; mos u çudisni se ai mbase do të braktiste dhe zgjedhjet e 25 prillit, Rama e kishte nën kontroll të plot përmes dosjes. Kapërdirja nga opozita e farsës elektorale të 2021-shit, solli superfarsën e 14 majit. 

Qeveria e Ramës rrëzohet vetëm me protesta të mëdha nga qytetarët. E kam theksuar disa herë, se kjo është faza e mbrojtjes së votës. Pas datës 23 korrik që përfundojnë zgjedhjet në Rrogozhinë, PD kthehet në fazën e saj të një analize elektorale. Ne do të bëjmë analizën e plotë. Rikthimi im ishte i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me të gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën. Kjo është lokomotivë që do të përmbysë Edi Ramën.”, tha Berisha.

berisha rama para fushate

Lini një Përgjigje