TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Dhjetor 2025, 12:21

"Rama atentatori i 11 majit", Gjemarkaj: Raporti i OSBE/ODIHR ishte një akt që konfirmoi se demokracia shqiptare u vra

Shkruar nga Pamfleti

"Rama atentatori i 11 majit", Gjemarkaj: Raporti i OSBE/ODIHR ishte

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, teksa mori fjalën në Kuvend, tha se qeveria Rama i bëri “atentat” zgjedhjeve të 11 majit dhe votës së lirë. 

Gjekmarkaj tha se raporti final për zgjedhjet i OSBE/ODIHR ishte akti më zyrtar që konfirmoi se demokracia shqiptare ka vdekur. Sipas tij, atentatorët e kësaj janë në sallën e Kuvendit.

“Sot e pandehur është e gjithe qeveria, maxhoranca, e cila nuk gjen fuqinë morale për katarsis. Sot e spostuat nga kalendari raportimin e komisionerit për zgjedhjet por jo raportin e OSBE/ODIHR që iu rri mbi kokë. Nuk është dokument teknik, justifikim opozitar, por akti zyrtar ndërkombëtar e politik që konfirmoi se demokracisë shqiptare iu bë një atentat. Atentatorët janë këtu pas edhe para meje. Pafuqia juaj për të qenë të ndershëm sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare, dëshira për të rendur si të çmendur pas parasë është virusi më vdekjeprurës për çdo shpresë.

Paaftësia juaj morale për t’u përballur me krimin e ka kthyer Shqipërinë në një tokë të askujt, ku jeta e një pule është më e vlefshme se e një shqiptari. Shteti i privatizuar nuk qendroi mbi palët, të gjithë mbathën atletet e kryeministrit dhe rendën duke rrëmbyer vota. Burimet publike, administrata e fondet dhe komunikimi institucional i përdorën si instrument elektoral nga partia e Ramës. Nuk e them unë, por ODIHR. As PD, por standarti ndërkombëtar. Në Fier, siç e dokumenton raporti u pa shkrirja totale e shtetit me partinë", tha Gjekmarkaj.

Sipas tij, deklarata e republikanit amerikan Keith Self për sistemin e drejtësisë në Shqipëri është një “këmbanë alarmi” për qeverinë e Ramës. Po ashtu, tha Gjekmarkaj, edhe Donald Trump dhe Marco Rubio, me mesazhet e tyre për 113-vjetorin e Pavarësisë ishte një mesazh i qartë për qeverinë e Ramës.

"Presidenti Trump dhe Rubio në mënyrën më të pazakontë dhe të qartë, me telegramet e urimit cituan luftën ndaj karteleve të drogës. Këmbanat po bien mbi ju", tha ai.

1 Komente

  1. GJEKA ,KLLOUNI TRAGJIK .

    Ky aktron shume bukur .

    Lini një Përgjigje