Politike25 Maj 2023, 11:32

Rama: Paga mesatare do të shkojë 900 euro prillin e ardhshëm

Shkruar nga Pamfleti
Rama: Paga mesatare do të shkojë 900 euro prillin e ardhshëm
Edi Rama në Kuvend

Kryeministri Edi Rama deklaroI se deri në prillin që vjen, paga mesatare në Shqipëri parashikohet të mbërrijë në vlerën 900 euro. Gjatë fjalës së tij kryeministri paralajmëroi edhe rritjen e çmimit të energjisë.

Me votimin e sotëm i hapim rrugë një procesi që në prillin e ardhshëm na çon në 900 euro pagë mesatare. Sigurisht që do rriten edhe pagat e tjera, por me këtë që po bëjmë sot ne ngjitemi në shtetet më të paguara të rajonit. Të tjerat janë dokrra hiri. Po pse nuk e kemi bërë më para dhe pse sot nuk jemi në të njëjtën situatë me rajonin? Për të vetmen arsye se ne jemi përballur me situata që rajoni si ka pasur. Tërmeti ndodhi në Shqipëri jo në rajon. Pastaj erdhi pandemia, pastaj agresioni i luftës. Ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot për të gjitha familjet dhe biznesi, por kryesisht biznesin e vogël, funksionon dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet shqiptare dhe biznesi i vogël nuk është vlera e plotë e faturave. Ajo që ata paguajnë ata është vlera e faturave para pandemisë. Me të vërtetë ra çmimi i energjisë ndërkombëtarisht por jo në këto vlera”- tha Rama.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Rama tha se në vendin tonë vijnë konsumatorë që i shërbejnë turizmit dhe ndikojnë në ekonominë e vendit.

Është e kotë fare që sot bëjmë debat e lagu apo nuk e lagu përballë faktit kuptimplotë që kjo shumicë qeverisë po bën rritjen më të lartë historike të pagave dhe kapërcimin e madh të shumëpritur e për të cilin jemi përpjekur dhe kemi duruar jashtëzakonisht shumë përballë befasive e fatkeqësive që s’i kemi sjellë ne. Shqipëria me pagë mesatare 900 euro është Shqipëri tjetër. Këtë Shqipëri tjetër kemi çdo javë muaj e vit që e ndërtojmë. Një Shqipëri tjetër, e cila sot pa asnjë shtysë, pa asnjë qindarkë të paguar është rregullisht, çdo javë në faqet e mediave më ndërkombëtare si destinacioni për t’u vizituar.

Shihni çfarë ndodh në aeroportin e Rinasit për të kuptuar çfarë Shqipërie është kjo sot në krahasim me ata dje. Të gjithë ata që vijnë sot janë konsumatorë, s’vijnë me bukë me vete. Në këtë Shqipëri është koha që pagat të zënë vendin që njerëzit meritojnë në këtë fazë. Nuk jemi të kënaqur, nuk ndalon këtu. Deëgjoj që pagat në sektorin privat nuk i rrit shteti. Kjo është e vërtetë por ama janë 2 gjëra që kemi bërë dhe 1 gjë që po ndodh. Me pagat minimale është faktor i pamohueshëm dhe ajo që bëjmë me sektorin publik është tjetër faktor i pamohueshëm dhe të dyja bëjnë që pagat në sektorin privat të jenë në rritje të përditshme. Nuk ka pasur përgjigje më spektakolare se ajo e 14 majit.”, tha Rama.

rama kuvend