Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka e ka cilësuar domethënëse nismën e rritjes së pagave. Ajo i ka kthyer replikë Jorida Tabakut ku u shpreh që mos ta bënin fajtor PS për humbjen.
“Ne jemi në një zonë elektorale, nëse do i shihnit shifrat do të shihnit që PS ka marrë votën e 2021 në këto zgjedhje. Ka pasur madje edhe një rritje më tepër se në 2021. Mos na fajësoni ne për humbjet që pësoni në zgjedhje. Sot është dita që të gjithë të bëjmë një analizë. Sot është një ditë e rëndësishme për agat, në kaq vite pas rënies së diktaturës kjo rritje është domethënëse. Erdhi pas vitesh punë.”- thotë Bushka.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku e cilësoi premtimin e qeverisë për rritjen e pagave si një tentativë për të marrë pushtetin vendor.
Të martën, në Komisionin e Ekonomisë u miratua projektligji për rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve duhet të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e Ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.
Lini një Përgjigje