TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Qershor 2023, 14:30

Rama pezullon nismën “Open Balkan”: Nuk ka më asnjë takim pa u liruar policët e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti
Rama pezullon nismën “Open Balkan”: Nuk ka më asnjë
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme tha për gazetarët se nuk ka asnjë takim apo marrëdhënie me Beogradin zyrtar, sa kohë nuk janë liruar tre policët e Kosovës.

Rama tha se në çdo kanal komunikimime Serbinë këto kohë, nga ana e Shqipërisë do të ketë vetëm kërkesën për lirimin e tre policisëve ë Kosovës që janë marrë penga nga autoritetet serbe.

Ai nënvizoi se ndërprerja e takimeve përfshin dhe iniciativën e Ballkanit të Hapur.

“Nuk ka asnjë takim, nuk ka asnjë zhvillim tjetër, çdo kanal komunikimi ka vetëm një fjali: Lironi tre policët e Kosovës. Nuk ka asgjë tjetër veç asaj”, tha Rama.

Gjithashtu Rama shtoi”: “Nuk kemi asnjë marrëdhënie tjetër me Serbinë këto kohë, marrëdhënia e vetme është lirimi i atyre tre policëve. Asnjë lloj përfitimi nuk ka në aspektin cinik, duke mbajtur në burg tre policië të shtetit tjetër me justifikimin që shkelën kufirin”, tha Rama.

 

rama pezullon nismën “open balkan”

Lini një Përgjigje