TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Qershor 2024, 13:14

Rama propagandë në Theth me 200 tituj pronësie: Do t'ju falim gjobat ju që ndërtuat pa leje

Shkruar nga Pamfleti
Rama propagandë në Theth me 200 tituj pronësie: Do t'ju
Edi Rama në Theth

Kryeministri Edi Rama vazhdon propagandën parazgjedhore, ku këtë të dielë në Theth ka shpërndarë rreth 200 tituj pronësie.

 Rama tha se në këtë zonë, janë edhe 90 tituj të tjerë, të cilat kanë disa problematika, teksa shtoi se brenda shtatorit një pjesë e tyre do të zgjidhen nga Bashkia e Shkodrës.

“Pardje ne ishim në Himarë, ku problematika e pronësisë është e ndryshme nga ajo në tërësi, pasi ndarja e pronave do të bëhet me një formulë tjetër dhe në shumë raste, shtëpitë e trashëguara nuk ka qenë e mundur të marrin hipotekën si rezultat i shtrëngimeve q ëka zona. Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu. Një pjesë të vogël do e shpërndajmë tani, pjesën tjetër do e marrin pas takimit. Janë edhe 90 tituj të tjerë. Për një pjesë të tyre, 40 prej tyre, duhet që Bashkia Shkodër të bëj studimin e zonës dhe Beneti do e përfundoj në muajin shtator dhe për 50 të tjera janë problemet për lejen e legalizimieve. Këtu do gjejmë një zgjidhje të dedikuar për të gjithë ata që janë në kushtet tuaja, ku pamundësia e marrjes së një leje ka qenë objektive”, tha Rama.

Kryeministri më tej theksoi se në zonën e Thethit janë bërë disa ndërtime pa leje, në kuadër të turizmit. Për personat, ndaj të cilëve janë vendosur gjoba për këto ndërtime do të falen.

“Qeveria do i falë gjobat që janë vendosur për ndërtimet pa leje. Nuk janë tipikisht ndërtime të bëra abuzivisht për tiu shmangur ligjit, por janë ndërtime të bëra nga nevoja. Në kushtet e pamundësisë ligjore, njerëzit kaën vazhduar ti bëjnë. Kjo nuk do thotë që kush do vendos një gurë do falet, por në atë kohë nuk ka pasur vëmendje nga bashkia”, tha Rama.

rama theth tituj pronësie

Lini një Përgjigje