TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Mars 2025, 16:56

Rama shkon në Lezhë, i merr Bashës votuesin ‘euroatlantik’: Ty të ze gjumi o Lul

Shkruar nga Pamfleti

Rama shkon në Lezhë, i merr Bashës votuesin

Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kreu i PS-së, pasditen e së martës ishte në Lezhë, nga ku ka gjetur një moment për të vijuar batutat në distancë me Lulzim Bashën, i cili në zgjedhjet e 11 majit garon nën siglën e “Euroatlantikëve”.

Gjatë takimit me mbështetësit e PS, Ramës iu prezantua një qytetar si “euroatlantik”, ndërsa kreu socialist e identifikoi atë si mbështetësin e Lulzim Bashës.

Rama tha se qytetari në fjalë ishte me PS-në sot pavarësisht nga bindjet e djathta, ndërsa theksoi se vota në 11 për socialistët e çon vendin në familjen europiane.

Batutat

Rama: Ky është përfaqësues i Lulit?

Qytetari: O Lul, e dua edhe këtë (përqafon Ramën).

Rama: Ja, o Lul, euroatlantik por është me PS-në sot, se sot të gjithë duhet të jenë me PS-në që të shkojmë në BE. Pse me kë të shkojnë në BE, me ty që të zë gjumi o Lul?

Lini një Përgjigje