Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje institucioneve të administratës publike, me fokus te strukturat tatimore, që të ndryshojnë mënyrën e ndërveprimit me biznesin privat dhe të shmangin presionet që lidhen me ryshfetin dhe korrupsionin.
Gjatë një aktiviteti të përqendruar te punësimi dhe prezantimi i vendeve të reja të punës, Rama kërkoi një administratë më të aftë dhe me standarde më të larta integriteti.
“Duhet një administratë e fortë, një administratë që ka aftësi nga njëra anë dhe integritet nga ana tjetër për të pasur rritjen e vazhdueshme që kemi, qoftë nga të ardhurat në dogana, qoftë nga të ardhurat në tatime.
Duhet një administratë absolutisht ndryshe nga ajo që kemi pasur deri disa vite më parë, që klima e biznesit të jetë pozitive, që kompanitë të performojnë pa u ndjerë nën presionin e vazhdueshëm të kërkesës për ryshfet apo të korrupsionit, siç ka ndodhur deri jo shumë vite më parë dhe patjetër që duhet një administratë që është e mirë pozicionuar në raport me qëllimet e shpallura të qeverisë për t’ia dalë që në fund të ditës rritja ekonomike të përkthehet në rritje pagash, në rritje pensionesh dhe në më shumë të drejta”, theksoi Rama.
Ai shtoi se administrata duhet të fitojë besimin e qytetarëve përmes performancës dhe sjelljes së saj në raport me publikun.
“Ne do të kemi një administratë dinjitoze e cila patjetër që do të fillojë të gëzojë gjithmonë e më shumë dhe respektin e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Rama.
Pas 13 vitesh ne pushtet tani fajin per kete mish mash e ka...Saliu? Kush i paguan demet qe po heqim...Saliu?