
Edi Rama duket se ka vetëm një program për zgjedhjet e 11 majit, integrimin në BE. Në çdo takim Rama thotë të njëjtat gjëra. Këtë tha dhe sot në Shkodër, ku prezantoi kandidatët e 11 majit.
Ndër të tjera, Rama u shpreh se sot është krijuar momenti dhe jemi te dera e BE.
“Kjo mundësi është një mundësi e krijuar sot dhe mund të mos jetë e tillë nesër. Ka pasur dhe një moment përpara 6-7 vjetësh kur ishte Komisioni i mëparshëm europian që tashmë që nuk do zgjerohemi dhe nuk do kemi më anëtarë të rinj. Kjo mund të ndodhë prapë dhe mund të mbetemi prapë jashtë. Do të ishte goditje e madhe duke mos e marrë trenin e historisë në kohë. Në të shkuarën na ka ndodh ta humbim trenin e historisë duke u marrë me njëri-tjetrin. Duhet ta dini çfarë humbim nëse në 11 maj luajmë me porta të vogla. Maqedonia e Veriut është bërë kandidate për në BE në vitin 2005.
Në 2005 një pjesë e juaja kanë qenë fare fëmijë. Sot kur është krijuar ky moment, te dera jemi ne dhe Mali i Zi, të tjerët janë më larg. Imagjino që ne që sot jemi te dera, për arsye të brendshme tonat ne t’ja mbyllim vetes derën dhe të privojmë atë që përfitojmë individualisht. Nga hyrja në BE çdo shqiptar kudo ku të jetë, duke përfituar pasaportën e BE kanë disa përfitime që nuk i kanë dot tani. Ne mund të ikim ku të duam por ne nuk rrimë dot atje. Ne shkojmë në kufi dhe na thonë dil këtej, futemi në një radhë tjetër e ndryshme nga radha e yjeve. Duhet të shkojmë te polici dhe do na pyes ku do shkoni, sa do rrini dhe kur do ikni. Është e vetmja derë ku pa hyrë akoma ai që është te dera thotë kur do ikni. Më e keqja të futemi në marrëdhënie me rrjetin kriminal që të qëndrojmë”, tha Rama.
Lini një Përgjigje