TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Qershor 2026, 14:43

Rama ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”, Alizoti: BE po sjell dosje kundër tij

Shkruar nga Pamfleti
Rama ofendoi protestuesit me sharje “f*ck you”, Alizoti: BE po
Tomori Alizoti

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama përballë protestave që po zhvillohen prej javësh në vend, duke argumentuar se ashpërsimi i gjuhës së kreut të qeverisë lidhet me dy arsye kryesore.

Në një reagim publik, Alizoti ndalet te deklarata e Ramës, i cili iu drejtua protestuesve me shprehjen "Fuck you", duke e cilësuar këtë si pasojë të një llogarie politike që, sipas tij, nuk e konsideron protestën si kërcënim elektoral.

Sipas deputetit demokrat, kryeministri e mbështet sigurinë e tij politike te administrata publike, rrjeti i patronazhistëve dhe te mekanizma të tjerë që, sipas tij, garantojnë rezultatet zgjedhore. Për këtë arsye, protestuesit nuk zënë vend në kalkulimet e tij politike.

Megjithatë, Alizoti thotë se reagimi i Ramës nuk lidhet vetëm me aspektin elektoral. Ai argumenton se protestat po krijojnë një presion në rritje mbi institucionet e drejtësisë, në një moment kur, sipas tij, po shtohen edhe dosjet që mbërrijnë nga vendet e Bashkimit Europian.

Alizoti thekson se jehona që protestat kanë marrë në mediat ndërkombëtare dhe interesimi në rritje për zhvillimet në Shqipëri mund të shtojnë vëmendjen ndaj institucioneve hetimore dhe çështjeve që lidhen me qeverinë.

"Dy arsyet pse Rama u degjenerua përballë protestës

Arsyeja pse Rama iu drejtua edhe në anglisht, në median më të madhe ekonomike të botës, popullit të vet me

“Fuck you”, është matematikore. Rama nuk është një lider që përballet me rregulla të barabarta me kundërshtarët. Si i tillë, ai nuk e shikon popullin e protestës si një elektorat pa të cilin ai nuk mund të mbijetojë.
Matematika e tij zgjedhore nuk ka fare lidhje me elektoratin e protestës. Ajo është më e thjeshtë dhe bazohet në tre komponentë kryesorë: 200 mijë punonjës që paguhen nga taksat tona, në bashkëpunim të fortë me 100 mijë patronazhistë, sigurojnë fitoren e tij. Që kjo fitore të tejkalojë çdo lloj force tjetër përballë, garancia merret nga miliardat e trafikantëve dhe karteleve që sponsorizojnë dhe blejnë tepricën e votave. Apo shantazhojnë dhe persekutojnë ata që dalin përballë.

Ndaj, populli si protestues nuk është pjesë e llogarisë në aritmetikën e tij elektorale. Ky lloj realiteti elektoral, që e mban në pushtet, i lejon atij të bëjë gjithçka, të thotë gjithçka e të sillet si një rrugaç.

Arsyeja e dytë pse e përdori, është juridike. Nuk ka të bëjë sërish me popullin e protestës, por me presionin që kjo protestë po bën ndaj organeve të drejtësisë. Këto të fundit kanë pasur një pakt, që po vihet në rrezik sot. Pakti që Rama është garantuesi politik i tyre, po vihet në rrezik.

Shumë dosje po vijnë nga vendet e BE-së, të cilat e rrethojnë përditë e më shumë zyrën e tij. E ndërsa presionit të dosjeve i bënte ballë propaganda dhe lobimet, shtimi i presionit të protestës e bën paktin të lëkundshëm. E shfaq atë në mediat botërore.

Çfarë ndodh nëse prokurorët e SPAK përballen me këtë presion? Nëse pyetjet në SPAK vijnë jo më nga mediat e konvencioneve, por nga gazetarët e CNN, BBC, FAZ, Reuters etj., etj.?

Çfarë ndodh kur presioni publik dhe pyetjet e mediave ndërkombëtare i shtohen dosjeve dhe përgjimeve të vendeve të BE-së? Ky është paniku më i madh se sa ai elektoral. Këtij presioni nuk i bën dot ballë as me vjedhjen e votave, apo me 83 apo 93 mandatet. Ndaj, “Fuck you”, ishte më shumë për qytetarët jo si votues, por si protestues që kthyen vëmendjen e mediave të huaja dhe Parlamentit Evropian drejt realitetit shqiptar.
Ky presion mund t’ia bëjë drejtësisë së re të mundur hetimin e kreut të qeverisë më të lidhur me krimin në kontinent.

Dhe kjo besoj është arsyeja më e madhe pse sot, nesër e përditë, të gjithë duhet të jemi në protestë. Sepse kjo është e vetmja mënyrë që pakti i tij të prishet, që ai ta ketë të pamundur të përdorë pushtetin e tij mbi mandate të grabitura dhe të shantazhuara", shkruan Alizoti në reagim. 

tomor alizoti

1 Komente

  1. A
    Aliu shume i zoti

    Alizot, ate shprehje .F you , Rama e ka edhe per juve si opozite, sepse duhet te ishte opozita e juaj qe duhej ti thoshte jo Rames ne veprimet e tij te mbrapshta si ne korrupsion, lejimin e larjes parave, PPP, me strategjiket e famshem e tj. Po juve, e sidomos kreu juaj u be njesh me Ramen, bashkepunuan dhe ai me pushtetin pakufi, nuk pyeste per askend. Prandaj, mbajeni dhe juve ate shprehje,

    Lini një Përgjigje