TAGS-AT E JAVËS

Politike31 Tetor 2024, 12:45

Raporti i KE për Shqipërinë/ Ambasadori 'godet' live Ramën: S'keni bërë asnjë progres për lirinë e medias

Shkruar nga Pamfleti
Raporti i KE për Shqipërinë/ Ambasadori 'godet' live
Silvio Gonzato  dhe Edi Rama

Ai i tha Ramës se qeveria duhet që të punohet në këtë drejtim nëse synon anëtarsimin në BE. 

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, Silvio Gonzato i dorëzoi sot në Tiranë kryeministrit Edi Rama Raportin e Progresit 2024 për Shqipërinë.

Në progres raport thuhet se Komisioni është i gatshëm të mbështesë objektivin ambicioz për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027.

Por Ambasadori Gonzato, gjatë fjalës së tij u shpreh se sa i përket lirisë së shprehjes, komisioni ka vënë re se nuk ka pasur asnjë progres në këtë fushë.

Ai i tha Ramës se qeveria duhet që të punohet në këtë drejtim nëse synon anëtarsimin në BE. 

"Një tjetër fushë e rëndësishme, është liria e shprehjes dhe për fat të keq komisioni nuk vëren asnjë progres në këtë fushë dhe sa i përket çështjeve afatgjata që kanë qenë shqetësuese sidomos mbivendosja e interesave të medias, biznesit dhe politikës dhe kushtet e problematike të punës së gazetarëve.  Shpresoj që çelja e grupkapitullit të parë të negociatasve të jetë një mundësi e mirë për autoritetet shqëiptare që të realizojnë këto reforma”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij nga konferenca e përbashkët me Ramën, ambasadori Silvio Gonzato theksoi gjithashtu se është e nevojshme domosdoshmëria për të vijuar luftën kundër korrupsionit.

Nga ana tjetër Kryeministri teksa ka komentuar progresraportin e BE-së për Shqipërinë për vitin 2024, u mburr me punën e SPAK për rezultatet ndaj rasteve të korrupsionit, përfshirë profilet e larta politike.

“Më lejoni të ndaj disa nga momentet kryesore të raportit. Së pari, drejtësia. Përtej të gjitha polemikave të brendshme, raporti bën një vlerësim të lartë të zbatimit të reformës në drejtësi dhe thekson se kjo reforma ka çuar në përmirësime të ndjeshme të drejtësisë në vend. Patjetër, ka pika të caktuara që duhen adresua dhe ka ende boshllëqe që duhen mbushur. Me shumë të drejtë, vlerëson punën e SPAK vazhdimësinë e rezultateve, avancimin në ndjekjen përmes hetimeve të thelluara të rasteve të korrupsionin, përfshirë ato me profile të larta politike dhe zyrtare.

Së dyti, raporti konfirmon vazhdimin e rritjes ekonomike të vendit dhe përgatitjen e mëtejshme të Shqipëri për një ekonomi tregu funksionale në bazë të parimeve dhe kushteve që garanton BE në çdo vend anëtar të tij. Rritja ekonomike ka qenë e fortë siç thotë raporti, po ashtu mbështetja e kësaj rritje në turizëm është një fakt. Raporti vlerëson performacën fiskale të vendit, rënien e deficit dhe uljen e borxhit publik dhe thekson se sektori financiar është i qëndrueshëm”, tha Edi Rama.

 

Lini një Përgjigje