
Komiteti SHqiptar i Helsinkit ka publikuar raportin për ‘Pasaportat e arta”.
Lidhur me këtë, Ambasadorja franceze në Shqipëria, Elisabeth Barsacq, i bëri thirrje qeverisë duke thënë se djalli fshihet në detaje dhe së duhet transparencë për hir të shoqërisë civile.
“Djalli fshihet në detaje, ka disa çështje teknike që janë të vështira për t’u cekur, por do i kalojmë të gjitha këto hollësi. Duhet të kemi transparencë për shoqërinë civile. Në shtetin tim kjo gjendje është ndryshe. Kam bashkëpunime me sektorin publik, kemi një bashkëpunim të fortë. Agjencia shtetërore përgjegjëse është përgjegjëse. Mënyra sesi operojnë është transparente. Do doja të falënderoja organizuesen, komunitetin shqiptar të KSHH-së që kanë një këndvështrim të qartë për këto dy tema. E para është e pezulluar, ku dua të them se shqiptarët kanë të drejtë të dinë arsyen”, u shpreh ajo.
Para një jave Parlamenti Europian miratoi projekt-rezolutën e prezantuar nga raporterja Isabel Santos për Shqipërinë, që i bënte thirrje vendit tonë të ruajë fokusin e tij në axhendën e reformave të BE-së.
Raporti shpreh gjithashtu, shqetësimin e tij për “pasaportat e arta”, aspektet e projektligjit për amnisti fiskale dhe shtetësinë, e propozuar nga skema e investimeve që janë të papajtueshme me normat e BE-së.