TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2024, 17:35

Reforma Territoriale, Rama: Duhet konsensus me pakicën, debat që harxhon kohë

Shkruar nga Pamfleti

Reforma Territoriale, Rama: Duhet konsensus me pakicën, debat që

Kryeministri Rama ka komentuar Reformën Territoriale i cili tha se do një fazë të dytë për reduktimin e bashkive, teksa theksoi se për t’u bërë kjo duhet konsensus me pakicën.

Gjatë një konference për gazetarët pas takimit me kryebashkiakët në Shkodër, ai u shpreh se ky është një debat që vetëm harxhon kohë.

Ai theksoi se vendit i duhen më pak bashki pasi do të prodhojnë më shumë ekonomi dhe rezultate pozitive.

“Reforma territoriale do më pak bashki, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës por ky është një debat vetëm harxhim kohe.

Është e sigurt se nëse bashki të caktuara nëse bashkohen me një tjetër, mund të prodhojnë më shumë ekonomi, rezultat. Për shërbimet janë të qarta sesi do të jetë e ardhmja e tyre.

Shqipërisë i duhen më pak bashki dhe më shumë kualitet në administrimin vendor”, tha Rama.

Lini një Përgjigje