Politike27 Maj 2024, 22:30

Rezoluta antikorrupsion, Bozdo: Fasadë, Rama po tenton të grabisë pasurinë publike

Shkruar nga Pamfleti

Rezoluta antikorrupsion, Bozdo: Fasadë, Rama po tenton të grabisë

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimi, Enno Bozdo e cilësoi rezolutën si makijazh, në një kohë kur qeveria është e korruptuar.

Ai shton se kemi të bëjmë me një skenë të madhe të grabitjes së pasurisë publike.

“As korrupsioni dhe as drejtësia as nuk luftohen me projekt rezoluta dhe as nuk ndihmohen me projekt rezoluta por duhen akte konkrete. Ata që propozon Edi Rama kabineti i tij janë të damkosur në dekadën e tmerrshme të turpit që ata e quajnë korrupsion. Cilësimi korrupsion nuk ka më sens. Këtu kemi të bëjmë me një skenë të e të grabitjes së pasurisë publike. Grabitësit sot erdhën dhe u zotuan se sot e tutje do të luftojnë korrupsionin. I kërkohet opozitës të votohet rezoluta dhe këto janë grabitësit më të mëdhenj. E gjitha kjo nuk mundë të konceptohet që PD t’i shkojë mbrapa një rezolute të tillë. Është një makijazh sa për të thënë që bëmë dhe këtë që bëmë”, tha Bozdo për “Report Tv”.