
Zbardhet rezoluta skandaloze që PS ka miratuar ndaj Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Prej më shumë se një viti kreu i KLSH po përballet me presione të vazhdueshme në Komisionin e Ekonomisë dhe duket se Eduard Shalsi dhe Erion Braçe i kanë shkuar çmendurisë deri në fund.
Në fillim të javës u diskutua mbi rezolutën e KLSH dhe dy deputetët e PS propozuan disa pika që shkaktuan shumë debate. Ata kërkojnë tani që KLSH të informojë institucionet para se të nisë auditimi dhe po ashtu duhet të vendosë afat për kohën e auditimit.
Edhe pse në komision pati disa deputetë të PS që nuk e pranuan propozimin, të enjten duket se të gjithë kanë votuar në rresht. Duke përfituar nga kaosi parlamentar, PS ka kaluar me 73 vota rezolutën për KLSH dhe ato që kërkuan Shalsi dhe Braçe janë futur me pikë dhe presje.
“KLSH të zhvillojë rregulla të brendshme për të bërë më shumë transparent procesin e caktimit të audituesve për një auditim, për të bërë publike në nisje të një auditimi planin e auditimit dhe kohëzgjatjen maksimale të tij”, thuhet në draft.

Por nuk ndalet me kaq, mazhoranca kërkon që “KLSH të ridimensionojë në përputhje me ligjin, rolin dhe përgjegjësinë e tij në raport me Auditimin e Brendshëm të Institucioneve, funksionimin, integritetin dhe efektivitetin e tyre”.
“Të angazhohet më shumë në drejtim të shtimit të kanaleve të komunikimit me qëllim përmirësimin e aksesueshmërisë së palëve të interesuara, përfshirë krijimin e një hapësire të dedikuar për anketime, për ankesat/kërkesat e publikut etj”, thuhet gjithashtu në draft.
KLSH ka zbuluar pa fund shkelje, sidomos me buxhetin. Kjo si duket i “ka djegur” mazhorecës, e cila kërkon nga KLSH që të publikojë formulën se si i llogarit ajo dëmet”.
“Të rrisë ekspertizën profesionale audituese në përputhje të plotë me Rregulloren e re të Procedurave të Auditimit, udhëzuesin mbi shkrimin e Raporteve dhe me manualet përkatëse, me qëllim përmirësimin e rregullave për shkrimin e raporteve, në përmbajtje të të cilave të ketë gjetje dhe rekomandime të qarta, të realizueshme dhe të matshme; Të angazhohet në përcaktimin e mënyrës dhe metodologjinë e përllogaritjes së dëmit ekonomik që i shkaktohet buxhetit të shtetit, të evidentuar mbi bazë periodike vjetore, referuar praktikave më të mira dhe ta publikojë atë në faqen zyrtare të institucionit; KLSH të nisë e zhvillojë me partnerët e huaj përfshirë SIGMA etj, një proces të vlerësimit dhe analizës së strukturës dhe burimeve njerëzore si dhe rritjen e efektivitetit të tyre në punën audituese”, thekson rezoluta.
E gjithë kjo rezolutë, duket qarë një manovër që mazhoranca kërkon të pengojë punën e institucionit, me qëllim që të mos zbulohen vjedhjet e qeverisë. /Pamfleti
Lini një Përgjigje