TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Tetor 2025, 09:30

Rrethimi i madh i Edi Ramës: SHBA e BE, gati për goditjen finale!

Shkruar nga Pamfleti
Rrethimi i madh i Edi Ramës: SHBA e BE, gati për goditjen finale!
Edi Rama /

SPAK dhe shërbimet partnere të BE-së dhe SHBA-së kanë goditur bazat e sistemit të ndërtuar nga Edi Rama për të mbajtur pushtetin, përmes tenderëve, PPP-ve dhe strukturave të lidhura me bandat. Hetimet nuk ndëshkojnë individë, por mënyrën se si funksionon qeverisja...

Në trembëdhjetë vitet e qeverisjes së Edi Ramës, drejtësia ka rrëzuar një nga një shtyllat mbi të cilat ai ka ngritur pushtetin e vet. Hetimet ndaj ministrave, kryebashkiakëve dhe zyrtarëve të lartë nuk janë raste të zakonshme korrupsioni. Ato kanë zbuluar se problemi nuk është tek individët, por tek mënyra se si funksionon vetë sistemi.

Në çdo dosje të madhe, drejtësia ka goditur skemat dhe mekanizmat e abuzimit që Rama ka ndërtuar si pjesë e një modeli qeverisës të qëllimshëm. Ai përpiqet të paraqesë çdo hetim si devijim personal të një zyrtari, me justifikimin se “kanë ngrënë mollë pas shpinës së tij”. Por drejtësia ka nisur të ndëshkojë prodhimin e “mollëve”, jo konsumatorët e tyre.

Rasti Tahiri e tregoi qartë këtë prirje. Ish-ministri nuk u dënua për trafik narkotikësh apo përfitime direkte, por për kanabizimin e vendit në vitin 2016, një proces që u mbështet politikisht nga vetë Rama. Në atë kohë, përkrah tij ishte Koço Kokëdhima, deputeti më me ndikim në jug dhe person i afërt me strukturën qendrore të PS-së.

Hetimi për tenderët në shëndetësi e çmontoi sistemin e PPP-ve, modelin e promovuar nga Rama si shpëtim ekonomik. Ato rezultuan kanale transferimi parash nga buxheti drejt rrjeteve private, me kompani fantazmë dhe administratorë të rremë. E njëjta logjikë është gjetur në aferat e inceneratorëve, energjisë dhe koncesioneve natyrore.

Drejtësia po heton gjithashtu lidhjet midis politikës dhe grupeve kriminale, që kanë shërbyer si bazë elektorale dhe financiare për pushtetin. Shërbimet partnere të SHBA-së dhe BE-së i kanë dokumentuar me hollësi këto lidhje dhe kanë burime të afërta edhe brenda rrethit të Ramës. Të dhënat e tyre tregojnë se rrethimi ndërkombëtar ndaj tij ka nisur, me qëllim të qartë: të mos i lejohet ta mbyllë mandatin.

SPAK nuk po vepron si trupë prokurorësh të izoluar, por si pjesë e një strategjie më të gjerë që synon çmontimin e sistemit Rama. Faza e parë është shembja e trashëgimisë së tij politike, përmes ekspozimit të çdo strukture të ndërtuar mbi korrupsionin. Pasi të jetë rrëzuar themeli i pushtetit, do të vijë koha e përballjes personale./Pamfleti

rrethimi i madh i edi ramës shba be goditja finale

4 Komente

  1. T
    Toni Mbaruar

    O burra shpejt kush mund te dale. Pasi qeneria e PD shkaterroi Shqiperine me mall e me gje, keta hienat e PS e shkaterruan me keq dhe tere malli e gjeja e mbetur e krujuar u be vila e biznese si ata te tjeret. Keshtu qe bejne ghjoja sikur luftojne njeri tjetrin por nje mut jane te gjithe. Ne Shqiperi nuk ka mbetur moral, fillo nga media, qeveria, mjekesia,biznesmene, police e deri te rojet e qenve. Kjo eshte aresyeja qe Shqiptaret ia mbathin nga syte kembet nga pasiguria e frikshme qe egziston ne vendin ku kemi varret e te pareve.

    1. A
      AAA

      Cfare po i lene brezit te ri PD e PS ? Vetem largimiin dhe sherbetore te botes. Ku eshte pergjegjesia morale e brezave? Sali Berisha e Edi Rama me gjithe strukturat e tyre njerezit me te zij te ketyre 35 viteve.

      1. R
        Roku

        35 vite shqyerje..

        1. A
          Aleksader Dushku

          35 vjet vec korrupsjon Vec te shikosh tek bashkia Cerrik vidhet gjith cka nga magazine ku materjalet jo invetarit vec marrin rrugen e vjedhjes glaopate Ku nafta vidhet pa kriter nga kjo magazine ku baza ushqimore e konviktit te shkolles bujqesore skadal VIDHET grup korruptiv bashke me zyren perkurimeve

          Lini një Përgjigje