TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2025, 22:27

Sa mandate synoni në 11 maj? Arlind Qori: Nuk jam politikan sharlatan që të them shifra

Shkruar nga Pamfleti

Sa mandate synoni në 11 maj? Arlind Qori: Nuk jam politikan sharlatan

Arlind Qori kreu i Lëvizjes Bashkë u pyet në emisionin “ Të Pashoq” se sa mandate synon partia e tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Qori nuk pranoi të thotë një shifër, por ka ironizuar ata që thonë shifra. Madje Qori i ka konsideruar si sharlatanë ata që sot deklarojnë se do të marrin 71 apo mbi 90 mandate.

Sa mandate synoni në 11 Maj?

Qori: Ata që duan të bëjnë projeksione duket sikur e kanë qytetarin në xhep. Shohim që ka shumë sharlatanë në politikën shqiptare që thonë do të marrim kaq deputetë.

Edi Rama thotë do fitojë 90 deputetë, Sali Berisha thotë mbi 80, këto partitë e krijuara para 1 muaji thonë do të marrim 71 deputetë.

Unë po i referohem Barometrit në Euronews, ku kisha një nivel pëlqyeshmërie 11 % dhe mora 5 % të votave.

Ndërkohë në një tjetër projeksion, 1 vit e disa muaj pas atij të parit, pëlqyeshmëria ime dilte 32-33% pra tre herë më i lartë.

Dhe duke bërë një përllogaritje i bie që të na 3-fishohen votat. Po unë të sigurtë kam vetëm votën time.

Lini një Përgjigje