TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Gusht 2025, 16:41

Saga e mandatit vijon, Lapaj kërkon me ngulm të bëhet deputet; ankimon në Kolegj Zgjedhor vendimin e KAS-it!

Shkruar nga Pamfleti

Saga e mandatit vijon, Lapaj kërkon me ngulm të bëhet deputet;
Kryetari i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj duket i vendosur për të hyrë në Parlament si deputet në Shtator. Lapaj ka ankimuar në Kolegj Zgjedhor, vendimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, i cili e la pa mandat. 

Vetëm pak ditë më parë KAS e rrëzoi atë dhe KQZ, duke e lënë pa mandat deputeti Lapajn. Gjithashtu i hoqi mandatin kushërirës së tij, Kleana Xhuveli duke ia kaluar Ana Dajkos. 

Lapaj ka depozituar sot padinë e tij kundër vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht ndaj KQZ-së. Ai kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve për qarkun e Tiranës. 

Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit që pretendoi i pari se firma e dorëheqjes së tij duhej verifikuar pasi nuk mbante mend dhe të Kleana Xhuvelit, të cilën KQZ e shpalli fituese. 
Saga e mandatit vijon, Lapaj kërkon me ngulm të bëhet deputet;

Lini një Përgjigje