TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2023, 17:55

“SHBA nuk tërhiqet nga reforma në drejtësi”, Kim uron Holta Zaçajn: Kushtetuesja të qëndrojë e pavarur

Shkruar nga Pamfleti
“SHBA nuk tërhiqet nga reforma në drejtësi”, Kim uron

Ambasadorja e ka bërë të qartë se SHBA nuk do të heqë dorë kurrë nga reforma në drejtësi.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, duke dërguar një tjetër mesazh për reformën në drejtësi.

Dje Holta Zaçaj u zgjodh kryetarja e re e kësaj gjykate, duke marr në këtë mënyrë postin e lënë nga Vitore Tusha.

Përmes një reagimi në Twitter, Kim kërkon nga zonja Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarët e tjerë të garantojnë integritetin e kësaj gjykate.

Urime Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetarit të ri. Holta Zaçaj është kryetarja e parë që zgjidhet që kur gjykata arriti kuorumin e plotë. I urojmë suksese asaj dhe të gjithë gjyqtarëve me qëllim forcimin e integritetit dhe pavarësisë së Gjykatës”, shkruan ambasadorja.

Më tej ajo ka dërguar dhe një mesazh për klasën politkie shqiptare të korruptuar. Ambasadorja e ka bërë të qartë se SHBA nuk do të heqë dorë kurrë nga reforma në drejtësi.

Reforma në drejtësi nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po ecën përpara. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e plotë të reformës në drejtësi në Shqipëri. Gur mbi gur…”, shkruan Kim.

Prej disa javësh ambasadorja ka qëndruar e distancuar nga zhvillimet në vend, pro ajo duket se ka dërguar një tjetër mesazh. Kushtetuesja është vendi ku politika do përballet për shumë çështje dhe SHBA ja u ka bërë të qartë gjyqtarëve se duhet të jenë të pavarur.

kim reforma ne drejtesi plotesimi i kushtetueses

Lini një Përgjigje